Flash News

KRYESORE

Studimi: Mbajtja e një sekreti ndikon negativisht në shëndetin mendor

Studimi: Mbajtja e një sekreti ndikon negativisht në shëndetin

Në jetën e përditshme përballemi me karaktere të ndryshme njerëzish. Për disa është e lehtë që të bëjnë thashetheme, madje është një mënyrë përmes së cilës çlirojnë gjithë energjitë negative dhe stresin. Kurse disa të tjerë janë tepër diskretë, mbajnë sekret gjërat që u besohen.

Një studim i botuar në PsycNET ka zbuluar se mbajtja e një sekreti mund të rrisë ankthin dhe të ndikojë negativisht në sjelljet shoqërore të një personi. Një ekip në Universitetin e Kolumbisë anketoi rreth 600 pjesëmarrës dhe zbuloi se më shumë e 96% e njerëzve mbanin sekrete, të cilat ishin të natyrës sentimentale, pikërisht sekretet më të dëmshme për trurin e njeriut.

Mesatarisht një njeri mendon për sekretin e tij dy herë në ditë, e pikërisht ky shqetësim rrit gjendjen e ankthit dhe frikës se mos zbulohet./ living.al/ Burimi: The Independent

Të fundit