Flash News

KRYESORE

Tahiri flet sërish për burrat me mustaqe e botox, shton detajin e ri

Tahiri flet sërish për burrat me mustaqe e botox, shton detajin e ri

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri reagon sërish mbi mesazhin e koduar që dha pas seancës gjyqësore sot te Krimet e Rënda.

“Kjo histori filloi me burra me mustaqe e përfundoi me burra me botox’, tha Tahiri para gazetarëve, kur u pyet nëse do t’i shtohen thinjat deri në shtator kur iu shty seanca e radhës për të katërtën herë.

Në një mesazh në rrjetet sociale, ai shton një tjetër detaj mbi këtë batutë, shoqëruar edhe me foton e një breshke.

“Me avash se Breshka...

U shty përsëri, kësaj radhe se është gushti përpara, e gushti është pushim

Një mal me politikane i janë shmangur drejtësisë me shtyrje. Se kjo histori filloi me burra me mustaqe e përfundoi me burra me botox e flokelyer.

Ndërsa unë kërkoj te mos shtyhet! Vetëm kaq! Drejtësi!

Kur kjo zvarritje ndodh me mua qe kam mundësi te flas para mediave, vaj halli ç’ndodh me njerëzit qe ulerasin për drejtësi e nuk dëgjohen.

P.S. Me gjithë respektin për breshkën...”, shkruan ish ministri.

“I dolën thinjat gjyqeve”, Tahiri mesazh të koduar: Nisi me burra me mustaqe, përfundon me burra me botox

Të fundit