Flash News

KRYESORE

Takimi me Komisionin Hetimor, Manja zbardh takimin me ‘Venecian’: Si do ta trajtojmë këtë rast

Takimi me Komisionin Hetimor, Manja zbardh takimin me ‘Venecian’: Si

Kreu i Komisionit Hetimor, Ulsi Manja ka zbardhur takimin që zhvilloi sot me delegacionin e Komisionit të Venecias lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit të presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar 30 qershorin.

Sipas Manjës, të dyja komisionet kanë ndarë pikëpamjen se do ta trajtojnë këtë rast në aspektin ligjor, duke u nisur nga parimet dhe standardet më të larta profesionale dhe kushtetuese.

“Me delegacionin e Komisionit të Venecias në lidhje me kërkesën, për shkarkimin e Presidentit të Republikës, për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe objektivitetin e trajtimit të kësaj çështje nga ana e Komisionit Hetimor, të ngritur me vendimin nr.84/2109 të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndamë pikëpamjen që Komisioni Hetimor dhe Komisioni i Venecias do ta trajtojnë këtë rast në aspektin ligjor, duke u nisur nga parimet dhe standardet më të larta profesionale dhe kushtetuese. Me objektivitet maksimal, me qëllim vendosjen e një tradite juridike parlamentare, të parën në llojin vet për Shqipërinë”, shkruan Manja.

Ndërkohë, vetë delegacioni i Venecias bëri të ditur se raportin përfundimtar për opinionin lidhur me këtë rast do ta publikojë më 11 tetor.

Të fundit