Flash News

E-TJERA

Taksia futet mes turmës, palgosen 8 tifozë në Moskë

Tetë tifozë kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur nga një taksi në Moskë të Rusisë. Makina është futur në mes të turmës me njerëz.

Mediat e huaja shkruajnë se shoferi nga Kirigistani është përpjekur të largohet por është arrestuar nga policia.

Dëshmitari në vendngjarje shprehet se disa nga këmbësorët e goditur kishin veshur ngjyra të ekipit meksikan.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax  shkruan se sipas një burimi, shoferi mund të ketë qenë i dehur. Fatmirësisht të plagosurit jaën jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit