
Flash News
Zjarr në Lurë, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari (EMRI)
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
Taksia përplaset me kamionin në aksin Lezhë-Shkodër, drejtuesi niset në gjendje të rëndë te Trauma
Taulant Ballës i publikojnë dokumenta të tjera: Shpenzoi 600 mijë euro për udhëtimet me ‘charter’ me Edmond Begon
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka vijuar denoncimet ndaj Taulant Ballës, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Salianji ka publikuar sot disa të dhëna që tregojn udhëtimet e shpeshta që Balla ka bërë jashtë shtetit me Edmond Begon, një ish-i dënuar për trafik droge dhe anëtar i bandës së Aldo Bares.
Sipas deputetit demokrat, Balla ka udhëtuar 25 herë jashtë Shqipërisë me Begon, ndërkohë që në katër vite ka shpenzuar minimalisht 600 mijë euro për 18 udhëtimet me ‘charter’.
“Edi Rama dhe Taulant Balla mund të përdorin veglat e tyre në prokurori për të shantazhuar qytetarët, opozitën dhe gazetarët, por fundi i tyre është i afërt”, deklaroi ndër të tjera Salianji.
Reagimi i plotë i Ervin Salianjit:
Qeveria në pakt me krimin, parlamenti i varur nga krimi, policia e drejtuar nga krimi dhe prokuroria nën urdhrat e krimit është realiteti që sheh sot çdo shqiptar.
Edi Rama, i vetmi Kryeministër në botë që për të mbrojtur krimin e organizuar, njoftoi dje ngritjen e Departamentit Antishpifje, duhet të ketë të qartë se nuk ka Department, prokurori e gjykatë, që mbulon lidhjen e tij, ministrave e deputetëve të tij, me eksponentët e krimit të organizuar.
Është fakt që Taulant Balla, numri dy i Partisë Socialiste, ka lidhje me trafikantin e rrezikshëm ndërkombëtar të drogës, Edmond Bega, i dënuar me 21 vjet burg në Itali.
Është fakt që Taulant Balla, ende nuk ka dhënë sqarime se çfarë e lidh me trafikantin e rrezikshëm të drogës, si e krijoi miqësinë me të.
Është fakt që Taulant Balla nuk dha asnjë sqarim sesi miku i tij trafikant, nga anëtar i Bandën së Lushnjes, u shndërrua në një biznesmen të fuqishëm.
Është fakt që miku trafikant i Taulant Ballës ka përfituar të paktën 14 milion euro në 3 procedura prokurimi, leje e licence minerare, në zonën elektorale të Taulant Ballës, edhe pse ligji ndalon përfitimin e fondeve publike nga personat e dënuar për pjesëmarrje në krim të organizuar.
Sot Partia Demokratike do të paraqesë fakte të tjera që tregojnë lidhjen e fortë të numrit dy të Partisë Socialiste dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste me trafikantin e rrezikshëm të drogës.
Është fakt që sipas të dhënave të siguruara nëpërmjet sistemit TIMS, që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetërëve në pikat kufitare të Shqipërisë, rezulton se:
1) Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikantin e drogës Edmond Bega.
2) Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega, shpeshherë me të njëjtën makinë, kryesisht me automjetin e Taulant Ballës me targa AA900IN.
3) Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega me të njëjtin avion, ku destinacioni më kryesor ka qënë Vjena, Athina, Korfuzi, Parisi apo Mali i Zi. Vetëm në Vjenë kanë udhëtuar bashkë plot 14 herë.
Është fakt që Taulanti nga Librazhdi, gjatë historikut të udhëtimeve, gjatë periudhës që qeverisë Edi Rama, ka përdorur plot 18 herë CHARTER-in për udhëtime jashtë Shqipërisë, ku nuk mungojnë edhe udhëtime me CHARTER nën shoqërinë e trafikantit të drogës Edmond Bega.
Shqiptarët duhet të dinë sot se një udhëtim me CHARTER, kushton minimalisht 30 mijë Euro. Pra janë minimalisht 600 mijë euro udhëtime me CHARTER, vetëm për 18 dalje jashtë vendit të numrit dy të Partisë Socialiste, Taulantit nga Librazhdi.
Është fakt se qytetarët shqiptarë, në shumicën dërrmuese të tyre, nuk sigurojnë dot ushqimin për fëmijët e tyre, nuk sigurojnë dot librit për shkollimin e fëmijëve.
Por Taulanti nga Librazhdi, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, përdor CHARTER për udhëtime jashtë vendit, me vlerë minimalisht 600 mijë euro për 18 udhëtime.
Edi Rama, Taulant Balla dhe Departamenti i Shpifsëve në PS, duhet të japin sot sqarime:
- Ku i gjeti Taulant Balla paratë për udhëtimet me CHARTER plot 18 herë?
- A janë financuar udhëtimet e tij me CHARTER nga burime të paligjshme?
- Kush i ka paguar paratë për fluturimin me CHARTER të Taulant Ballës?
- Nëse i ka paguar vetë, cili është burimi i këtyre parave?
- Nëse i ka përfituar si dhuratë, kush është dhuruesi? A lejohet nga ligji përfitimi i dhuratave me këtë vlerë dhe a janë deklaruar ato në ILDKPKI?
Këtyre pyetjeve Edi Rama dhe Taulant Balla nuk iu shpëtojnë dot.
Ata mund të ndjehen sot të sigurtë përkohësisht sepse kontrollojnë gjykatat e prokurorinë. Ata sot mund të bërtasin “shpifje” sepse nuk ka kush i heton dhe dënon.
Ata mund të përdorin veglat e tyre në prokurori për të shantazhuar qytetarët, opozitën dhe gazetarët.
Por fundi i tyre është i afërt.
Dita ku drejtësia për to do të behet, nuk është e largët.
Të fundit


Zjarr në Lurë, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar
8 Korrik 2025, 10:53
Trump paralajmëron tarifa për Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën
8 Korrik 2025, 10:37
Gjeli i Thethit dhe gjeli i plehut
8 Korrik 2025, 10:24

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë
8 Korrik 2025, 10:01
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari (EMRI)
8 Korrik 2025, 09:50
Thethi, turistët “kritikojë” tendencën moderne
8 Korrik 2025, 09:39
Zjarri në malin e Dukatit ende aktiv, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë
8 Korrik 2025, 09:28
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
8 Korrik 2025, 09:16
“Shenjë e keqe për demokracinë”/ Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve
8 Korrik 2025, 09:04
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
8 Korrik 2025, 08:56


Horosokopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Korrik 2025, 08:16
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
8 Korrik 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2025, 07:48

Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”
7 Korrik 2025, 22:44


Berisha: 40 oficerë u morën në pyetje për dosjen ‘Partizani’ si dëshmitarë të rremë
7 Korrik 2025, 21:41
Marrëdhënia që s’është romancë, por s’është as thjesht kolegiale
7 Korrik 2025, 21:39
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik 2025, 21:28




Sa është temperatura ideale e kondicionerit në verë?
7 Korrik 2025, 20:53
GJKKO e la në burg, Meta apelon vendimin
7 Korrik 2025, 20:38
Ku ndodhet Ronaldo pasi mungoi në funeralin e Diogo Jotas
7 Korrik 2025, 20:38
Nga shalqiri, te pjeshkët dhe pjepri, ja cili është fruti i verës me më pak kalori
7 Korrik 2025, 20:28
Zbulohen mesazhet e autorit që vrau Ilaria Sulën në Romë
7 Korrik 2025, 20:20
Të paktën 91 të vdekur nga përmbytjet në Teksas
7 Korrik 2025, 20:12
Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja
7 Korrik 2025, 19:48

Tufa me bletë sulmon qytetarët në Francë, përfundojnë në spital 24 persona
7 Korrik 2025, 19:32
Demenca/ Humbja e dëgjimit mund të jetë një shenjë paralajmëruese
7 Korrik 2025, 19:13
Vendimi për Malltezin, Gjokutaj: Bumerang për SPAK dhe Gjykatën
7 Korrik 2025, 19:01

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë shpallet i pafajshëm për fshehje pasurie
7 Korrik 2025, 18:36


Shëndeti i zemrës rrezikohet nga vapa e madhe, ja çfarë duhet të keni kujdes
7 Korrik 2025, 18:10
Sot Gert Bogdani do të festonte ditëlindjen, Edlira Çepani dedikim prekës
7 Korrik 2025, 17:40






Sulmuesi akuzon rëndë klubin e Fenerbahches: U përpoqën të më drogonin
7 Korrik 2025, 16:21
Gjendet një trup i dekompozuar në Kolonjë, dyshimet e para
7 Korrik 2025, 16:03
Aksident në Sarandë, makina përplas motorin, një i plagosur
7 Korrik 2025, 15:58
Berisha me gazetarë nga diaspora:Vota vdes pa hyrë në kuti
7 Korrik 2025, 15:58
Mosha më pjellore për mashkullin dhe femrën
7 Korrik 2025, 15:40
Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
7 Korrik 2025, 15:32
Blushi: Rrëmbimi kriminal i Metës, i pakrahasueshëm as me të Navalnit në Rusi
7 Korrik 2025, 15:20
Njihuni me iPhone 17 Pro, risitë kryesore në dizajn dhe teknologji
7 Korrik 2025, 15:09
Pse lirimi i Abi Malltezit nuk e çliron atë; aq më pak Shqipërinë
7 Korrik 2025, 15:00
‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve
7 Korrik 2025, 14:57
Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë
7 Korrik 2025, 14:48
Djersitja gjatë verës/ Këto janë 3 pije me të cilat mund ta mbani nën kontroll
7 Korrik 2025, 14:42
Kapet duke transportuar armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, arrestohet i riu (EMRI)
7 Korrik 2025, 14:37
Theo Hernandez fluturon drejt Arabisë për vizitat mjekësore
7 Korrik 2025, 14:26
Zjarret ne vend/ Ministria e Mbrojtjes:19 vatra në 24 orë! Gjashtë janë ende aktive
7 Korrik 2025, 14:17

I nxehti përvëlues, Greqia urdhëron pushime të detyrueshme nga puna
7 Korrik 2025, 13:54

Deklaratat e Kryemadhit, reagon Meta: Një përgjigje për "Zeqinenë" e SPAK-ut!
7 Korrik 2025, 13:34


Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gazë
7 Korrik 2025, 12:54

GJKKO liron nga arresti shtëpiak Jamarbër Malltezin
7 Korrik 2025, 12:35
Turizmi, vera 2025, një hap pas
7 Korrik 2025, 12:31
IKMT aksion në Theth, nis shembjen e ndërtimeve pa leje
7 Korrik 2025, 12:24
Konstituimi i Kuvendit dështon prapë: Mandati i deputetëve në rrezik?
7 Korrik 2025, 12:06
Shkrumbohet nga zjarri urbani i linjës Tiranë-Kamëz
7 Korrik 2025, 12:00


Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Kroaci i riu shqiptar (EMRI)
7 Korrik 2025, 11:32

Drejtimi i paduhur!
7 Korrik 2025, 11:16
Video/ Qytetarja kërkon ta takojë, Rama i kthehet: Ça ke që bërtet
7 Korrik 2025, 11:01

Rama mbledh më 9 korrik kryebashkiakët e vendit
7 Korrik 2025, 10:43
Berisha del nga SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit (FOTO)
7 Korrik 2025, 10:28
Parkut Natyror i Ohrit drejt “listës së zezë’” të UNESCO-s
7 Korrik 2025, 10:25
Në zbatim të masës "detyrim paraqitje", Berisha mbërrin në SPAK
7 Korrik 2025, 10:16
Nisin regjistrimet në e-Albania për vitin e ri shkollor
7 Korrik 2025, 09:59
KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe të vendit
7 Korrik 2025, 09:50
Rama nuk i ndahet Vlorës, sërish vizitë në bashki
7 Korrik 2025, 09:39
Konispol/ Hyri për t'i vjedhur shtëpinë, pronari qëllon me çifte 44-vjeçarin (EMRI)
7 Korrik 2025, 09:34

Zjarret në Gjirokastër, flakët shumë pranë monumenteve të kulturës
7 Korrik 2025, 09:12

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
7 Korrik 2025, 08:39
Sa shpenzojnë turistët europianë në një natë, në Shqipëri vijnë më “koprracët”
7 Korrik 2025, 08:25