Flash News

KRYESORE

Taylor Swift më e paguara në botë

Taylor Swift më e paguara në botë
Edhe pse është gjithnjë e shoqëruar me debate dhe problematika këto kohë, Taylor Swift është një ndër personazhet më të paguar në botë. 185 milionë dollarë për këngëtaren vetëm vitin e kaluar, do të thotë një rritje me plot 131% nga 80 milionëshi i 2018-ës. Këto janë të dhënat e siguruara nga “Forbes”, e cila publikoi sot listën e 100 personazheve publike më të paguar të botës, ku kryeson kantautorja Swift. Megjithatë, turi i saj më i fundit, “Reputation” i solli akoma më tepër të ardhura, me bileta të shitura plotësisht në 36 qytete në të katra kontinentet, duke grumbulluar në fund 345 milionë dollarë.

Të fundit