Flash News

KRYESORE

Të ënjtën shembet me tritol pallati i VIP-ave në Durrës, u dëmtua nga tërmeti

Të ënjtën shembet me tritol pallati i VIP-ave në

Një nga pallatet që u dëmtua dhe u shpall i pabanueshëm gjatë tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit në Shqipëri është dhe pallati që ndryshe dhe quhet "Pallati i VIP-ave".

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë me shpërthim të kontrolluar pallatin nr.14 në lagjen 11, bulevardi Dyrrah.

Shembja do të bëhet me 4 qershor. Specialistët e IKMT kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa dëm të shpërthimit, megjithatë për arsye sigurie njoftojnë të gjithë banorët e banesave dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati (në një rreze 300 m nga vendi i shpërthimit) që "ditën e enjte, datë 4 qershor 2020, nga ora 11.00 deri në orën 17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre".

Këshilli bashkiak i Durrësit ka miratuar shembjen e 5 pallateve të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, mes tyre edhe ky pallat.

Të fundit