Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Të gjithë skenarët e opozitës për Bashkinë e Tiranës: kandidati i partisë, ‘dorëzimi’ te LSI dhe ‘5 yjet’
Politiko.al
Bashkia e Tiranës, edhe më shumë pas reformës territoriale, që i ka dhënë një shtrirje prej dinosauri elektoral është një territor ku nuk bëhet vetëm politikë lokale dhe administrative, por përgatitet plani i ‘pushtimit politik’ kombëtar. Të marrësh Tiranën vlen sa 2/3 e Shqipërisë. Rreth 1/3 e popullisë së vendit jeton në këtë megabashki, më të madhen e Republikës.
Për Partinë Demokratike dhe aleatët e saj, që përbëjnë opozitën, beteja për Tiranën është vetë lufta. Aspak e lehtë përballë një kundërshtari si kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj, i cili ka grumbulluar kontroll mediatik të pakonkurueshëm; nëpërmjet këtij mekanizmi ai i ka ndërtuar vetes imazhin e ‘atij që punon’. Veliaj zotëron edhe një njohje të mirë të komunikimit publik, kombinuar me mbështetjen e qeverisë qendrore, e cila e sheh kryetarin e Tiranës si të vetmin të paprekur ende nga njolla e madhe e narkotrafikut që ka errësuar ekzekutivuin e Ramës.
Synimi i këtij teksti, një konsultë e përbashkët e redaktorëve të Politiko, nuk është demistifikimi i Veliajt, apo të konsideruarit e tij si armik politik, çka do të thotë reduktimi i tij në homo corruptus, por skicimi i një harte opsionesh të opozitës në përballjen me të. Gjëja e rëndësishme për opozitën është të filluarit e punës herët, jo 45-60 ditë para zgjedhjeve, siç ndodh zakonisht. Caktimi i një emri në advancë, që në shtator-tetor, do t’i jepte kohë kandidatit dhe kontestuesve të tij eventualë brenda partisë që të konsumonin zemërimin apo kundërshtinë dhe të bashkoheshin në finale për një garë të përbashkët, të lejuar nga sigla, konjuktura apo dhe paktet bi dhe multilaterale.
Cilët do të ishin kandidatët potencialë, me epërsitë dhe të metat, të opozitës për bashkinë e Tiranës?
Dash Shehi
Një shkrim i opinionistit Gent Gaba, botuar te politiko.al, syri.net dhe 360grade.al, piketonte z. Shehi si kandidatin e duhur përballë Erion Veliajt. Shehi është i djathtë dhe një tiranas autokton, por ajo që duket se është pika e tij më e fortë është, në të njëjtën kohë, edhe më e dobëta. Popullor, dialektor, babaxhan, alegorik dhe njeri i battues, Dash Sheshi ka bërë shpesh deklarata kontroversiale në lidhje me ‘ardhacakët’ në Tiranë, duke folur hapur për superioritet të tiranasve. Ky duket një qëndrim lokalist dhe izolacionist ala Trump, por ndryshe nga Amerika ku emigrantët (e rinj) janë pakicë (edhe pse Amerika është komb emigrantësh), ‘të mërguarit’ në Tiranë janë shumicë absolute. Tirana është pesëfishuar pas rënies së komunizmit, dhe gjasat janë të pakta që, ata që e kanë parë veten pjesë të komenteve shpërfillëse apo përbuzëse, të votonin për Shehin. Në të gjitha rastet z. Shehi mund të konsiderohet si politikan lokal më shumë se kombëtar. Ai është lokal edhe për zgjedhjet vendore, duke ditur se Tirana është një ‘përzierje kombëtare’ më shumë se një realitet politik rajonal apo lokal.
Jorida Tabaku
Deputetja e Partisë Demokratike ka lidhje me qytetin dhe me shtresën autoktone të tiransave të vjetër. Ndryshe nga Shehu, ajo nuk është përçapur për të folur për një hendek të hamendësuar dallimesh mes autoktonëve dhe të ardhurve. Një politikane korrekte dhe grua e hijshme, zj. Tabaku ka një repertor të mirë demokrateje. Asaj i mungon, megjithatë, profili i lartë kombëtar, një cilësi që kandidatët e Tiranës e kanë patur gjithmonë, që pas futjes në garë për herë të parë të Edi Ramës. I mungon po aq edhe një teh i fortë në komunikimin politik publik. Ajo ka një plus, që është të njohurit e qeverisjes lokale në rolin e nënkryetares së Tiranës gjatë mandatit të Bashës. Kjo do të ishte njëkohësisht edhe pikë e dobët e saj, duke qenë se kundërshtari do të mundohej ta mbante në mbrojtje Tabakun duke e përkufizuar vazhdimisht katërvjeçarin e Bashës kryebashkiak si të ‘të dobët’. Duke i bërë zgjedhjet të dukeshin si vendim për të shkuarën dhe jo të ardhmen. Nëse kjo përcaktohet që në fillim si narrativë kryesore e garës, beteja është e humbur për opozitën.
Gert Bogdani
Ish-kryetari i Forumit rinor demokrat është tiranas mjaftueshëm, i gjatë mjaftueshëm dhe i pashëm mjaftueshëm, për një garë për Tiranën e cila rrotullohet shumë rreth imazhit. Megjithatë, ai mund të konsiderohet si një rookie (fillestar) duke qenë se ka menaxhuar pak ose aspak dhe nuk është politikan i profilit të lartë kombëtar. I parë si një hije e Bashës në marrdhëniet me jashtë, Bogdani do të ishte një kandidat shumë i mirë në një garë e cila nuk përshkohet nga një klimë kaq e tensionuaa politike sa kjo e Tiranës.
Ylli Manjani
Me origjinë dibrane, Manjani është mjaftueshëm kryeqytetas për të luajtur rolin e ‘çunit të Tironës’ që ngazëllen të kompleksuarit e të gjitha fashave, por edhe e vendos atë në epërsi me Veliajn duke qenë se dibran tingëllon më shumë tiranas se sa kuçovar (kjo duke marrë parasysh se treva e Dibrës është një pjesë e madhe e kompozicionit themelor të Tiranës). Por, ky është një element toni spektakolar, ndërkohë që ajo që vlen në një garë të supozuar Manjani-Veliaj është siguria që ofron ish-ministri i Drejtësisë në një debat të fortë, të gjatë dhe të pashpirt publik. Manjani ka mjaftueshëm përvojë politike dhe njohje publike kombëtare për të ofruar një sfidant që do ta zinte ngusht Velijan.
Manjani ka treguar në disa raste, se nuk i shmanget përplasjes me më ‘të fuqishmit’, se guxon në ide, se nuk ua përton ndërkombëtarëve dhe se është një debatues cinik. Përveç kësaj të fundit Veliaj nuk ka treguar shenja të tilla.
Shqetësimi i madh është mospranimi nga baza demokrate. Gjë që mund të fashitet disi nga fakti se Manjani, pas moskandidimit ka qenë i shmangur nga LSI, me gjasë i zemëruar me ta. Nëse llogaritë bëhen shpejt, Manjani dhe PD kanë kohë afrimi dhe sheshimi të shqetësimeve të ligjshme. Sidoqë të jetë, Manjani nuk ka pse të shihet më larg PD se Kastriot Islami, Asllan Dogjani e të tjerë.
Monika Kryemadhi
Kryemadhi është një ‘kafshë politike’, por nganjëherë e mban gjatë në shpinë lëkurën e ujkut. Në një qytet të madh si Tirana, mjaftueshëm i rafinuar, kërkohet pak më shumë stil dhe stilemë politike se sa ashpërsi. Në rast se PD dhe LSI bien dakord për një koalicion të madh, që fillon me zgjedhjet lokale dhe shtrihe te parlamentaret, një pakt i tillë që i jep partisë së dytë në koalicion të drejtën për të synuar Bashkinë e parë në vend, nuk duhet parë si dobësi dhe lëshim, por si realpolitikë. Kryemadhi në biletën e kandidaturës bashkiake do të ishte e vetmja siguri se LSI do t’i bashkonte votat me demokratët kundër Veliajt. Një kandidat demokrat për Tiranën, duke ditur kanalin e ‘mirëkuptimit’ me Veliajt dhe Metës, do të ishte një bast për të mos u vënë sa i takon fluksit të votave të LSI.
Minusi i Kryemadhit si kandidate, dhe potencialisht fituese e Tiranës, në llogaritë e PD, është fuqizimi i LSI.
Kandidat i shoqërisë (Artan Fuga/Fatos Lubonja)
Artan Fuga dhe Mark Marku, në një letër të hapur të para disa ditëve, ku trajtohej shqetësimi për shembjen e Teatrit, kanë folur ndër të tjera edhe për angazhim të mundshëm politik. Nëse opozita dhe Fuga (ose Lubonja) do të pajtoheshin që përfaqësues të qytetit të garonin për qytetin kjo do të shënonte, pavarësisht risqeve, një kthesë në politikën shqiptare. Me besimin ndaj partive klasike në rënie, Fuga/Lubonja do të ishin një sprovë që do të maste pulsin politik dhe social të Shqipërisë. Duke mbetur një lëvizje plot të papritura, të tilla, të paparashikuara, mund të ketë edhe rezultatet.
Pengesa më e madhe për të kaluar në rastin Fuga/Lubonja janë mendësitë partiake të brendshme që do ta shohin si dorëzim para ‘civilëve’ dhe humbje të rastit për të dëshmuar militantizëm të pastër dhe projektuar veten apo grupin në pushtetin e ardhshëm.
5 YJET
Nuk bëhet fjalë për 5 yjet e Beppe Grillo në Itali, por për një ‘team candidate’ (kandidat skuadër). Që do të thotë, Basha dhe aleatët opozitarë caktojnë një pesëshe kandidatësh, ku përfshihet kryetari dhe nënkryetarët e Bashkisë. Edhe pse jo konvencionale, kjo i jep mundësinë përfaqësimit të gjerë duke mbuluar disa fasha apo elektorate të cilat nuk mund të kapen nga një kadidat i vetëm. Kjo është një lloj ‘qeverie në hije për qytetin’ e cila u mundëson zgjedhësve të votojnë për një përfaqësues të tyrin, apo dikë që u pëlqen, edhe pse nuk pëlqejnë dikë tjetër në skuadrën e kandidatëve. Kjo mund të zbehë logot politike por, a nuk është ky leksioni i zgjedhjeve të fundit? Kandidatët, si Kosova ashtu dhe Veliaj, kanë marrë më shumë vota se partite respektive. Edhe votat e grumbulluara nga Bojaxhi në zgjedhjet lokale, dhe Blushi në zgjedhjet parlamentare, tregojnë këtë prirje të elektoratit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38