Flash News

KRYESORE

Të shtosh kripë gjatë ritualit të banjës, disa përfitime për lëkurën

Të shtosh kripë gjatë ritualit të banjës, disa

Të bërit ‘banjë’ ose ndryshe dush, ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetesës që në kohët kur lulëzoi qytetërimi. Por rituali i banjës është shumë më tepër se kaq. Gazeta britanike online ‘Healthy magazine’ shkruan se banja na ndihmon të qetësohemi dhe na sjell përfitime të mahnitshme për lëkurën, shëndetin fizik dhe mirëqenien.

Të shtojmë pak kripë

Nuk ka të krahasuar larja në ujëra të kripura. Ujërat e detit kanë një efekt transformues në trup - hidratues të lëkurës, qetësues të dhembjes dhe lehtësim të tensionit.

Trupi juaj ka nevojë për minerale

Shtimi i kripërave në banjën tuaj do të shtojë minerale që janë të nevojshme për reaksione të shumta kimike që ndodhin gjatë gjithë kohës në trupin tonë. Dihet që mangësitë minerale mund të kenë një efekt negativ në mirëqenien tonë.

“Pavarësisht nëse është gjatë një rutine të përditshme të banjës, një grusht ose dy kripë do të ndihmojnë për të kthyer mineralet e humbura, duke e lënë lëkurën të ndjehet e butë”-shkruan gazeta britanike.

Healthy magazine rekomandon kripëra nga ‘Deti Magjik’ , produkt që shitet në Britani, që sipas gazetës britanike përmban kripërat më cilësore me prejardhje nga deti.

Bilancon shëndetin e lëkurës tuaj

Kripërat mund të ndihmojnë në hidratimin e lëkurës dhe lehtësimin e ekzemave. Banjat me kripë mund t’i përdorni edhe për fëmijët.

Burimi: Healthy magazine

Të fundit