Flash News

KRYESORE

Tensioni te Kryeministria, Basha akuza Sandër Lleshajt: Hapja kordonit të policisë është skenar i Qeverisë

Tensioni te Kryeministria, Basha akuza Sandër Lleshajt: Hapja kordonit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, se ka urdhëruar hapjen e kordonit të policisë për të krijuar tension te Kryeministria. Basha foli për një skenar të Qeverisë për të nxitur dhe për të stimuluar dhunë në protestë.

“Ministri i Brendshëm e di fare mirë që kordoni i policisë ka hapur radhët për të krijuar një skenë të tillë. Siç e shikoni rrinë duarkryq sepse kanë një skenar për të nxitur dhe për të stimuluar dhunë. Ka nisur para katër ditësh me deklarata të papërgjegjshme të Policisë, ka vazhduar gjithë mbrëmjen e djeshme, ditën e sotme, gjatë kohës që kanë qarkulluar protestuesit. Dhe tani ndërkohë që protesta filloi plotësisht në mënyrë paqësore dhe s’kam asgjë me efektivët, se efektivët kanë marrë lule nga ne në fillim të protestës. Ndërkohë me presionin më të vogël të turmës, që natyrisht që janë të irrituar sepse janë banorë të Unazës së Re, kanë shkuar për t’u prishur shtëpitë për t’u vjedhur 18 milionë euro, papritur shohim që hapet kordoni policor. Kjo do të thotë që ka një plan për të nxitur dhunë. Ka një plan për të nxitur dhunën që t’i drejtojë gishtin e akuzës opozitës dhe kjo është e papranueshme”, u shpreh Basha.

Ndërkohë, gazetarët raportojnë se janë me dhjetëra persona të lënduar dhe me probleme shëndetësore për shkak të gazit lotsjellës.

Protesta/ Garda shpërndan turmën me gaz lotsjellës, një person i lënduar te Kryeministria

Të fundit