Flash News

KRYESORE

Thaçi takohet në Paris me Macron: Kosova ka vullnet për marrëveshje me Serbinë

Thaçi takohet në Paris me Macron: Kosova ka vullnet për

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi udhëtoi në Paris ku u takua me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Ai bisedoi me kreun shtetit francez për dialogun me Serbinë, perspektivën euroatlantike të vendit dhe të ardhmen e rajonit.

Thaçi u prit nga Macron në pallatin “Elise”.

“Presidentit Macron ia konfirmova se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë, e cila duhet të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Marrëveshja e Paqes garanton më shumë mundësi për zhvillim dhe për jetë më të mirë, si dhe më shumë prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Faleminderit për mbështetjen, president Macron!”, shkroi Thaçi në profilin tij në Facebook.

Të fundit