Flash News

KRYESORE

Theresa May pranë dorëheqjes, Boris Johnson kërkon kreun e Partisë Konservative

Theresa May pranë dorëheqjes, Boris Johnson kërkon kreun e

Theresa May nuk e ka më mbështetjen e partisë së saj dhe po planifikon dorëheqjen. Vetë kryeministrja e Britanisë së Madhe ka njoftuar se do të dorëhiqet përpara fillimit të fazës së re të negociatave për ‘Brexit’.

Ndonëse nuk është përcaktuar ende një datë për dorëheqjen e May-t, në Partinë Konservatore kanë nisur lëvizjet për pasuesin e saj.

Ish-ministri i Jashtëm, Boris Johnson ka njoftuar se do të kandidojë për të marrë drejtimin e partisë sapo Theresa May të largohet. “Sigurisht që do të garoj”, raportohet të jetë shprehur Johnson në një takim në Manchester.

Theresa May i ka shpëtuar disa votëbesimve në Parlament, por dëshitmi i vazhdueshëm i me ‘Brexit’ dhe rënia e mbështetjes në popull për Partinë Konservatore kanë shtyrë zyrtarët e kësaj partie që të kërkojnë zgjedhje për liderin e ri.

Të fundit