Flash News

KRYESORE

Theu xhamat e Prokurorisë së Tiranës dhe goditi një punonjës, arrestohet 39-vjeçari

Theu xhamat e Prokurorisë së Tiranës dhe goditi një

Një 39-vjeçar, i identifikuar si Klodian Shkreta, është arrestuar mesditen e kësaj të hëne nga Policia e Tiranës pasi theu xhamat e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe goditi punonjësin e këtij institucioni.

Nuk dihet motivi që e shtyu Shkretën të kryente aktin e dhunshëm.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim i pronës” të shtetasit K.SH.,39 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e sotme rreth orës 11:40 min në ambientet e Prokurorise Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka thyer xhamat e këtij institucioni dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni me detyrë sekretar për pritjen e qytetarëve shtetasin K.M., 62 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit