“Thuajani këtë çdo politikani palaço”, Braçe publikon faqen e parë të NYT: Masat e qeverisë shqiptare shpëtuan shumë jetë nga virusi

Zv.kryeministri Erion Braçe publikon faqen e parë të gazetës New York Times, në të cilën janë shkruar emrat e viktimave nga coronavirusi në SHBA.

Nisur nga gjendja në SHBA, Braçe ndalet edhe te situata në Shqipëri që sipas tij falë masave të qeverisë shqiptare është arritur të shpëtohen shumë jetën gjatë pandemisë.

“NE- SHQIPERIA, NUK PESUAM KESHTU! NUK KA MBARUAR AKOMA, POR JEMI GJALLE, ME SHENDET DHE JO NE NJE LISTE GAZETE!

Nuk eshte gazete e vjeter; Eshte NEW YORK TIMES i sotmi!

Njofton se shtetasit amerikane qe kane humbur jeten nga #CoronaVirus, ne #SHBA,PO ARRIJNE NE 100 MIJE!

Emrat e nje pjese te tyre jane ne kete liste, ne faqen e pare historike te #NEËYORKTIMES, si homazh!

Lutem, lutemi qe shpirti i tyre te prehet ne paqe;

Familjet e tyre te gjejne ngushellim e solidaritet tek lutjet e gjithkujt per te afermit e tyre,

beteja e tyre por edhe miliona punetoreve te shendetetesise per jeten e secilit nder ta!

Ne #SHBA vijojne betejen per cdo jete kur humbjet jane te pashembullta!

Pas numrit te pafund te te infektuarve e numrit te frikshem te jeteve te humbura, me vjen te pyes cdo politikan palaco e cdo sharlatan publik:

A JU DUKET SHAKA, EGZAGJERIM, KONSPIRACION KUNDER LIRISE?

Shiheni kete faqe gazete, eshte me e forte se nje gote alkool, eshte #EVERTETA!

Tani kthehuni tek Shqiperia; Shqiperia eshte e vogel, por ka bere aq shume, po ben akoma, do vijoj te bej per te kuruar, shpetuar cdo jete!

Masat e qeverise, bashkepunimi dhe korrektesia e shumices derrmuese te popullit, sakrifica e pamate e mijera mjekeve te familjes e ne spitale, infermiereve, epidemiologeve, sanitareve, solidariteti i BE, SHBA e partnereve te tjere, kane shpetuar shume jete; ne spitale duke kuruar por edhe jashte tyre, ne cdo bllok, lagje fshati, qyteti, duke keputur e penguar zinxhirin e perhapjes se #CoronaVirusit ne popullsi.

Eshte pak kjo? Eshte shume! Shendeti i pari pa placka behet-jam tallur sa here kam patur hajdute perpara ne Kuvend, tamam SaLul-at.

Por shendeti, jeta jane te parat! E di qe masat e marra e zbatuara ne menyre shembullore kane kufizuar liri, kane ndryshuar menyren e jeteses, kane prishur planet e terezine e gjithkujt, femije, te rinj qe donin shkollat, auditoret, burra e gra qe donin punen, te moshuar qe kane jetike ajrin e diellin; Perulesisht ju kerkoj ndjese!

POR NA BESONI, E GJITHA ISHTE JETIKE TE BEHEJ KESHTU PER TE SHPETUAR JETE!

Jeni ne jete e vetem jeta vlen! Thuajani kete cdo politikani palaco qe ju do te vdekur per politiken e tij”, shkruan Braçe.