Flash News

KRYESORE

Thyhet boshti Austri-Hungari; Kurz kundër Orban: Nuk ka kompromise kur bëhet fjalë për shtetin e së drejtës

Thyhet boshti Austri-Hungari; Kurz kundër Orban: Nuk ka kompromise kur

Kancelari austriak, Sebastian Kurz (Partia Popullore Konservatore) u distancua hapur nga kryeministri hungarez Viktor Orban dhe partia e tij konservatore Fidesz, e cila është anëtare e Partisë Popullore Europiane (PPE), gjatë një interviste televizive, dje në mbrëmje.

Ai tha se fraksioni VP në Parlamentin Europian do të votonte pro procedurës së parashikuar në nenin 7 kundër Hungarisë dhe se Fidesz-i nuk do të jetë më anëtar i PPE-së.

Kurz ishte në një mendim me udhëheqësin e delegacionit të VP-së në Parlamentin Europian, Otmar Karas, i cili sugjeroi javën e alkuar se Fidesz nuk duhet të bëjë pjesë në grupin e PPE-së, nëse BE nis një procedure ligjore ndaj Hungarisë.

“Nuk ka kompromise kur bëhet fjalë për shtetin e së drejtës”, tha Kurz.

“Vlerat themelore duhet të mbrohen”, theksoi ai.

Kancelari nuk bëri komente nëse Karas do të ishte kandidati kryesor i VP-së në zgjedhjet e BE-së vitin e ardhshëm.

”Ky vendim do të merrej në fillim të vitit 2019”, tha ai.

Të fundit