Flash News

KRYESORE

Tragjedi në Bulqizë, humb jetën nëna me dy fëmijët

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Bulqizë.

Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është në gjendje të rëndë, për shkak se dyshohet se ka patur rrjedhje nga bombola e gazit që përdorej në banesë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ostren i Madh, në banesën e familjes Tolaj.

Sipas të dhënave të para nga policia, viktimat janë nëna me dy fëmijët e saj dhe shkak i vdekjes së tyre dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit. Në gjerdje të rëndë ndodhet një tjetër pjesëtar i familjes.

“Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes”, sqaron policia.

Më poshtë disa nga pamjet pas tragjedisë në familjen Tolaj

Të fundit