Flash News

KRYESORE

Tre muaj pa paga, Vllaznia bojkoton stërvitjen

Lojtarët e ekipit të Vllaznisë kanë bojkotuar stërvitjen, për shkak të pagave që nuk kanë marrë tre muajt e fusnit. Futbollistët e ekipit nuk paguhen prej tre muajsh dhe lojtarët kishin njoftuar drejtuesit e klubit se nëse situata nuk përmirësohej, do të ndërmerrnin hapin ekstrem, duke refuzuar të dilnin në stërvitje.

 “Nuk është problematikë e re, jemi të detyruar të respektojmë ligjet  e shtetit shqiptar, pasi nuk janë miratuar bilancet, kështu qe jemi të bllokuar. Pandemia ka bërë të vetën, nuk mund të paguajmë një punë të pabërë, e kam bërë të qartë lojtarëve”, deklaroi administratori i Vllaznisë, Suad Lici.

Pas takimit, lojtarët u mblodhën në dhomat e zhveshjes, ku morën vendimin të mos dilnin në stërvitje.

“Është vendim që e morëm të gjithë çunat bashkë, jemi 4 muaj që nuk paguhemi. Është bërë e pamundur të flitet për futboll në këtë pikë”, tha kapiteni i ekipit shkodran, Gilman Lika.

Të fundit