
Flash News
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari (EMRI)
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
Taksia përplaset me kamionin në aksin Lezhë-Shkodër, drejtuesi niset në gjendje të rëndë te Trauma
Të paktën 91 të vdekur nga përmbytjet në Teksas

Douglas E. Schoen/ Fox News
Të hënën në Helsinki, Presidenti Trump la shumëkënd të zhgënjyer me sjelljen e tij në samitin me Presidentin rus Vladimir Putin.
Nuk kishte ndonjë gjë të gabuar që Trump po takohej kokë më kokë me Putinin. Në fakt, do të argumentoja që, në shumë raste, diplomacia më e mirë vjen nga takimet ballë për ballë me kundërshtarët. Megjithatë, takimi ishte shumë problematik në atë që sa pak bëri Trump për çështje serioze që lidhen me Vladimir Putinin dhe vendin e Rusisë në botën moderne.
Në konferencën e tyre të përbashkët për shtyp, President Putin ishte kalkulues dhe në zotërim të të situatës. Ndryshe nga ai, Presidenti Trump dukej pa autoritet, duke e lavdëruar Putinin aty ku duhej ta kritikonte, dhe duke humbur shanse për t’u përballur me të për veprimet më flagrante të tij në dekadën e kaluar, përfshi edhe ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane të 2016 dhe aneksimit të paligjshëm të Krimesë në 2014.
Gjatë fjalimeve të parapërgatitura nga Putin dhe Trump ishte e qartë se cili prej tyre kishte udhëhequr bisedën. Ndërsa Presidenti Putin paraqiti një kornizë të qartë për përparimi e interesave ruse në kontekstin e marrëdhënieve SHBA-Rusi, Trump dukej se nuk kishte ndonjë plan, duke kërcyer nga një premtim i mjegullt në tjetrin për përmirësim të marrëdhënies sonë me Rusinë dhe duke u marrë më shumë me çështje të brendshme amerikane, sidomos zgjedhjet presidenciale të 2016. Në vend që t’i kërkonte llogari Putinit për ndërhyrjen në zgjedhje, ai u mor me fitoren e tij ndaj Hillary Clinton.
Kur Trump tha, “Është për të ardhur keq që të ekzistojë qoftë edhe sado pak njollë mbi të. Njerëzit e dinë, njerëzit e kuptojnë”; kjo ishte një shembull i qartë i përpjekjes së tij për të mos iu përgjigjur drejtpërsëdrejti pyetjes.
Në një pikë, Presidenti Trump madje citoi pasaktësisht numrin përfundimtar të Kolegjit Elektoral të dy viteve më parë. Edhe kjo në përpjekje për të shmangur pyetjet që të cilave nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej.
Në mënyrë kyçe, nuk pati asnjë lëshim nga Rusia, në asnjë çështje që meritonte diskutim. Akoma edhe më shqetësuese, Trump nuk shfaqi dëshirën që të paraqiste qendrimet amerikane për këto çështje. Dhe mungesa e lëshimeve nga Putini të kujton mungesën e vënies në zbatim të premtimeve të fryra nga samiti me udhëheqësin e Koresë së Veriut, diktatorit tjetër vrasës, Kim Jong Un.
Ndonëse secili vend mbështet palë të ndryshme në konfliktin sirian, Trump sugjeroi që ai dhe Putini do të bashkëpunonin për të sjellë ndihmë humanitare për popullin e Sirisë, pavarësisht nga fakti se nevoja për ndihmë humanitare ka ardhur kryesisht nga mbështetja e palëkundur e Putinit për diktatorin sirian, Bashar al Assad.
Për më tepër, Trump nuk përmendi as shqetësimet e aleatëve tanë në NATO, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, lidhur me kërcënimet territoriale me të cilat përballen në rajonin balltik.
Gjatë gjithë konferencës së shtypit, Trump nuk arriti të dënojë apo as që ta pranojë paligjshmërinë e veprimeve të Putinit në Krime dhe Ukrainë.
Kur u pyet nëse do t’i kërkonte llogari Rusisë, për ndonjë prej veprimeve të mëparshme, Trump i dredhoi pyetjes dhe nuk dha vërtet ndonjë përgjigje. Mungesa e vullnetit nga Trump për të bërë ballë Rusisë lidhur me këtë çështje shërben vetëm për ta doësuar aleancën perëndimore dhe mund të inkurajojë inkursione të tjera në territorin e vendeve sovrane. Putini ka marrë mesazhin se Trump nuk do të reagojë.
Akoma me më rëndësi është përzjerja në punët e zgjedhjeve. Trump refuzoi të mbështeste shërbimet e inteligjencës amerikane dhe të akuzonte Putinin për ndërhyrje, duke thënë se nuk sheh ndonjë arsye se pse rusët do të ndërhynin ilegalisht.
Kur një President në fuqi thotë publikisht se beson një udhëheqës të huaj, dhe jo ekipin e tij të inteligjencës kjo është shokuese dhe e dënueshme. Në një kohë kur demokracia jonë përballet me kërcënime të rënda është thellësisht shqetësuese që një president të marrë anën e vetë vendit që na ka sulmuar.
Për më shumë, paaftësia nga Trump për të dalluar mes bashkëpunimit të fushatës së tij dhe sulmit flagrant të Rusisë ndaj demokracisë sonë, lejoi Putinin që të mbjellë akoma edhe më shumë përçarje gjatë konferencës së shtypit.
“A mund të më jepni një fakt të vetëm që provon qartësisht bashkëpunimin? Kjo është tërësisht pa kuptim, ashtu si e ka thënë së fundi edhe vetë Presidenti”, i tha Putini një reporteri.
Trump, dhe sidomos vendi ynë, nuk mund të fitojë përballë Putinit, nëse nuk tregojmë besim dhe bindje ndaj synimeve dhe vlerave amerikane. Presidenti Trump nuk arriti ta bëjë këtë të hënën.
Në vend që të përballej me Putinin, Trump ofroi të bashkëpunojë me Rusinë pikërisht për problemet që vetë Rusia është duke i shkaktuar.
Ashtu si kanë vënë në dukje disa analistë me mend, kjo strategji është si të lejosh kriminelin të hetojë krimet e veta. Është mendjeshkurtër dhe naïve ndaj nga Presidenti Trump pritet të bëjë më shumë në të ardhmen.
*Përktheu për gazetën Illyria: Ruben Avxhiu
Të fundit


Gjeli i Thethit dhe gjeli i plehut
8 Korrik 2025, 10:24

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë
8 Korrik 2025, 10:01
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari (EMRI)
8 Korrik 2025, 09:50
Thethi, turistët “kritikojë” tendencën moderne
8 Korrik 2025, 09:39
Zjarri në malin e Dukatit ende aktiv, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë
8 Korrik 2025, 09:28
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
8 Korrik 2025, 09:16
“Shenjë e keqe për demokracinë”/ Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve
8 Korrik 2025, 09:04
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
8 Korrik 2025, 08:56


Horosokopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Korrik 2025, 08:16
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
8 Korrik 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2025, 07:48

Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”
7 Korrik 2025, 22:44


Berisha: 40 oficerë u morën në pyetje për dosjen ‘Partizani’ si dëshmitarë të rremë
7 Korrik 2025, 21:41
Marrëdhënia që s’është romancë, por s’është as thjesht kolegiale
7 Korrik 2025, 21:39
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik 2025, 21:28




Sa është temperatura ideale e kondicionerit në verë?
7 Korrik 2025, 20:53
GJKKO e la në burg, Meta apelon vendimin
7 Korrik 2025, 20:38
Ku ndodhet Ronaldo pasi mungoi në funeralin e Diogo Jotas
7 Korrik 2025, 20:38
Nga shalqiri, te pjeshkët dhe pjepri, ja cili është fruti i verës me më pak kalori
7 Korrik 2025, 20:28
Zbulohen mesazhet e autorit që vrau Ilaria Sulën në Romë
7 Korrik 2025, 20:20
Të paktën 91 të vdekur nga përmbytjet në Teksas
7 Korrik 2025, 20:12
Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja
7 Korrik 2025, 19:48

Tufa me bletë sulmon qytetarët në Francë, përfundojnë në spital 24 persona
7 Korrik 2025, 19:32
Demenca/ Humbja e dëgjimit mund të jetë një shenjë paralajmëruese
7 Korrik 2025, 19:13
Vendimi për Malltezin, Gjokutaj: Bumerang për SPAK dhe Gjykatën
7 Korrik 2025, 19:01

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë shpallet i pafajshëm për fshehje pasurie
7 Korrik 2025, 18:36


Shëndeti i zemrës rrezikohet nga vapa e madhe, ja çfarë duhet të keni kujdes
7 Korrik 2025, 18:10
Sot Gert Bogdani do të festonte ditëlindjen, Edlira Çepani dedikim prekës
7 Korrik 2025, 17:40






Sulmuesi akuzon rëndë klubin e Fenerbahches: U përpoqën të më drogonin
7 Korrik 2025, 16:21
Gjendet një trup i dekompozuar në Kolonjë, dyshimet e para
7 Korrik 2025, 16:03
Aksident në Sarandë, makina përplas motorin, një i plagosur
7 Korrik 2025, 15:58
Berisha me gazetarë nga diaspora:Vota vdes pa hyrë në kuti
7 Korrik 2025, 15:58
Mosha më pjellore për mashkullin dhe femrën
7 Korrik 2025, 15:40
Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
7 Korrik 2025, 15:32
Blushi: Rrëmbimi kriminal i Metës, i pakrahasueshëm as me të Navalnit në Rusi
7 Korrik 2025, 15:20
Njihuni me iPhone 17 Pro, risitë kryesore në dizajn dhe teknologji
7 Korrik 2025, 15:09
Pse lirimi i Abi Malltezit nuk e çliron atë; aq më pak Shqipërinë
7 Korrik 2025, 15:00
‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve
7 Korrik 2025, 14:57
Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë
7 Korrik 2025, 14:48
Djersitja gjatë verës/ Këto janë 3 pije me të cilat mund ta mbani nën kontroll
7 Korrik 2025, 14:42
Kapet duke transportuar armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, arrestohet i riu (EMRI)
7 Korrik 2025, 14:37
Theo Hernandez fluturon drejt Arabisë për vizitat mjekësore
7 Korrik 2025, 14:26
Zjarret ne vend/ Ministria e Mbrojtjes:19 vatra në 24 orë! Gjashtë janë ende aktive
7 Korrik 2025, 14:17

I nxehti përvëlues, Greqia urdhëron pushime të detyrueshme nga puna
7 Korrik 2025, 13:54

Deklaratat e Kryemadhit, reagon Meta: Një përgjigje për "Zeqinenë" e SPAK-ut!
7 Korrik 2025, 13:34


Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gazë
7 Korrik 2025, 12:54

GJKKO liron nga arresti shtëpiak Jamarbër Malltezin
7 Korrik 2025, 12:35
Turizmi, vera 2025, një hap pas
7 Korrik 2025, 12:31
IKMT aksion në Theth, nis shembjen e ndërtimeve pa leje
7 Korrik 2025, 12:24
Konstituimi i Kuvendit dështon prapë: Mandati i deputetëve në rrezik?
7 Korrik 2025, 12:06
Shkrumbohet nga zjarri urbani i linjës Tiranë-Kamëz
7 Korrik 2025, 12:00


Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Kroaci i riu shqiptar (EMRI)
7 Korrik 2025, 11:32

Drejtimi i paduhur!
7 Korrik 2025, 11:16
Video/ Qytetarja kërkon ta takojë, Rama i kthehet: Ça ke që bërtet
7 Korrik 2025, 11:01

Rama mbledh më 9 korrik kryebashkiakët e vendit
7 Korrik 2025, 10:43
Berisha del nga SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit (FOTO)
7 Korrik 2025, 10:28
Parkut Natyror i Ohrit drejt “listës së zezë’” të UNESCO-s
7 Korrik 2025, 10:25
Në zbatim të masës "detyrim paraqitje", Berisha mbërrin në SPAK
7 Korrik 2025, 10:16
Nisin regjistrimet në e-Albania për vitin e ri shkollor
7 Korrik 2025, 09:59
KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe të vendit
7 Korrik 2025, 09:50
Rama nuk i ndahet Vlorës, sërish vizitë në bashki
7 Korrik 2025, 09:39
Konispol/ Hyri për t'i vjedhur shtëpinë, pronari qëllon me çifte 44-vjeçarin (EMRI)
7 Korrik 2025, 09:34

Zjarret në Gjirokastër, flakët shumë pranë monumenteve të kulturës
7 Korrik 2025, 09:12

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
7 Korrik 2025, 08:39
Sa shpenzojnë turistët europianë në një natë, në Shqipëri vijnë më “koprracët”
7 Korrik 2025, 08:25
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
7 Korrik 2025, 08:14
Java nis me temperatura përvëluese, termometri shënon deri në 37°C
7 Korrik 2025, 07:58