Flash News

KRYESORE

U denoncua nga deputetja e PD-së, Ahmetaj pezullon kontratën me kompaninë e Dulakut të ‘Vizion Plus’

Pak ditë më parë, deputetja e Partisë Demokratike, në qarkun Vlorë, Nada Meçorapaj, denoncoi kompaninë koncensionare e cila ka marrë me koncension portin e Limjonit në Sarandë.

Meçorapaj denonconte se në mënyrë të jashtëligjshme, koncensionari, prej datës 6 korrik, ka vendosur një tarifë prej 0.06 euro/litër për çdo jaht që furnizohet.

“Kompanitë njoftojnë se vetëm për 12 pezullime, demi llogaritet ne 430 mijë euro, pra para që do hynin në Shqipëri”, shkruante Meçorapaj pak ditë më parë në rrjetin social Facebook. Shqetësimi për këtë taksë të kompanisë koncensionare ishte ngritur edhe nga dega e PD-së Sarandë.

Por, vetëm një ditë pas këtij denoncimi, Ministria e Financave ka vendosur nisjen e një auditi të brendshëm dhe gjatë kohës së auditit kontrata e kompanisë koncensionare do të jetë e pezulluar.

Në prill të këtij viti, qeveria i dha shoqërisë “Concord Investment”, sh.p.k., si qiramarrës, ambientet e portit të Limjonit në Sarandë. Administratori i “Concord Investment”, sh.p.k, është Genci Dulaku ndërsa tek ortakët është emri i Adrian Dulaku, pronari i televizionit ‘Vizon Plus’.

Postimi i plotë i deputetes Nada Meçorapaj

Ne Sarande ku PPP do te thote Pune te Pista Private. Ja si nje koncensionar grabit perdoruesit e portit te Jahteve...

Qeveria shqiptare i ka dhene me koncesion Portin e Limonit nje kompanie private. Behet fjale per portin ku ankorohen jahtet qe vijne nga jashte dhe furnizohen me nafte ne Sarande. Ne menyre te jashteligjshme, pasi marreveshja thote qe koncesionari nuk vendos e as rrit apo ul cmime, prej dates 6 korrik, koncensionari ka vendosur nje tarife prej 0.06 euro/liter per cdo jaht qe furnizohet. Kjo ka shkaktuar nje dem kolosal per agjensite detare, kompanite e naftes dhe vete shtetin, pasi con detyrimisht ne rritje te cmimit. Kjo rritje eshte quajtur e paperballueshme nga jahtet dhe si rrjedhoje, rreth 20 jahte kane pezulluar furnizmin me nafte ne Sarande keto dite. Koncesionari ka vendosur gjithashtu kushtin e pageses paradhenie, duke krijuar tjeter presion.

Kompanite njoftojne se vetem per 12 pezullime, demi llogaritet ne 430 mije euro, pra para qe do hynin ne Shqiperi.

Perfaqesues te koncesionarit sipas njoftimeve qe me vijne nga Saranda dhe konfirmimeve te bera me pas, nuk pranojne te negociojne pasi thone, jo zyrtarisht, qe kane mbeshtetjen e qeverise dhe nuk duan t’ia dine per ankesat.

Sipas raportimeve te sapomarra: “Po te shkosh te porti tani jane 5 bote te Kastratit me nga 40.000 litra secili dhe 2 bote te Eldes me nga 40.000 te detyruara ti nenshtrohen tarifes.

Keto jane lehtesirat per operatoret e industrise se turizmit ne pikun e sezonit? Ky eshte Partneriteri Publik Privat? Apo Rilindja po sillet si ushtri pushtuese qe ka humbur luften dhe po grumbullon plaçke!?

Vendimi i Arben Ahmetaj

 

 

 

Të fundit