Flash News

KRYESORE

U godit aksidentalisht nga fadroma, humb jetën 49-vjeçari

U godit aksidentalisht nga fadroma, humb jetën 49-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tropojë, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht nga një fadromë.

Ngjarja ka ndodhur  në vendin e quajtur “Tuneli i Çeremit”, në fshatin Çerem, ku shtetasi me inicialet F.A, 45 vjeç, banues në Elbasan, goditi aksidentalisht kolegun e tij, shtetasin A.Ll banues në Elbasan.

Policia ka arrestuar shoferin e fadromës, ndërkohë  materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit