Flash News

KRYESORE

U infektua nga koronavirusi, shërohet mjeku i Spitalit të Durrësit

U infektua nga koronavirusi, shërohet mjeku i Spitalit të

Mjeku i Spitalit të Durrësit që rezultoi pozitiv me koronavirus, tashmë është shëruar. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Manastirliu shkruajti se kishte biseduar personalisht me mjekun, ndërsa thotë se do të bëhet gjithka për të mbrojtur bluzat e bardha.

“Sapo bisedova me mjekun infeksionist të spitalit rajonal të Durrësit, që sot rezultoi i shëruar nga COVID-19, pas testeve konfirmuese. Shumë e kënaqur për rikuperimin e mjekëve dhe infermierëve. Do të bëjmë gjithçka kemi në dorë për mbrojtjen e bluzave të bardha. Me mjekët dhe infermierët COVID-19. Bashkë ja dalim”, shkruan Manastirliu.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/a.176090302847028/914613848994666/?type=3&theater

Të fundit