Flash News

KRYESORE

U shpallën të pabanueshme pas tërmetit, në Kurbin do të shemben 7 pallate

U shpallën të pabanueshme pas tërmetit, në Kurbin do të

Këshilli Bashkiak i Kurbinit ka miratuar këtë të mërkurë shembjen e shtatë pallateve të dëmtuar nga tërmeti i  26 nëntorit.

Pas konstatimit të dëmeve, ekspertët i kanë shpallur këto 7 pallate 5 katëshe të pabanueshme.

Bazuar në akt-konstatimet e hartuara dhe miratuara nga Instituti i Ndërtimit është vendosur shembja për pallatet nr. 125, 126, 127, 129, 130, 131 dhe 133 ne Lagjen nr. 4 në Laç.

Pas tërmetit të 26 nëntorit ka pësuar dëmtime godina e Komisariatit të Policisë së Kurbinit si edhe Bashkia. Po ashtu shumë banesa të tjera janë dëmtuar.

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 52 viktima dhe dëme në qindra banesa, ku shumë prej tyre u shembën pasi u shpallën të pabanueshme.

Të fundit