Flash News

KRYESORE

“Unaza e Madhe”, Basha thirrje mediave dhe intelektualëve: Bashkëpunimin me krimin dhe vjedhjen njerëzit nuk do t’ua falin

“Unaza e Madhe”, Basha thirrje mediave dhe intelektualëve:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dënoi qëndrimin e mbajtur nga disa media sa i takon ngjarjeve te ‘Unaza e Madhe’ për të cilat tha se janë bërë pjesë e propagandës qeveritare.

Basha i bëri thirrje anëtarëve të shoqërisë civile dhe intelektualëve që sipas tij, deri më tani kanë mbuluar ose kanë heshtur sa i takon kur vidhet në mënyrë brutale, teksa u ka bërë thirrje të zgjedhin nëse do të bëhen pjesë deri në fund e krimit qeveritar apo do të zgjohen dhe do të radhitet në krahun e interesit publik.

“Sot dua të dënoj qëndrimin e disa mediave të cilat janë bërë pjesë e propagandës qeveritare duke tjetërsuar faktet që përmenda më sipër të cilat janë e vërteta, vetëm e vërteta, e aferës së vjedhjes së Unazës së Madhe.

Por dhe ata anëtarë të shoqërisë civile dhe intelektualë që mbulojnë ose heshtin kur vidhet në mënyrë brutale çdo gjë dhe shkelen të drejtat e njerëzve nga një qeveri bandite.

Ata duhet të zgjedhin nëse do të bëhen pjesë deri në fund e krimit qeveritar apo do të zgjohen dhe do të radhitet në krahun e interesit publik.

Por një mesazh kam për të gjithë ata që me heshtjen e tyre apo avokatinë që i bëjnë vjedhjes së unazës së madhe, bashkëpunojmë me krimin dhe vjedhjen,

Bashkëpunimin me krimin dhe vjedhjen njerëzit nuk do t’ua falin”, u shpreh Basha.

Të fundit