Flash News

KRYESORE

Urimi i Ramës për Nanon, Gjekmarkaj: Ftesë e drejtpërdrejtë e fshehur pas një kartoline ditëlindjeje

Urimi i Ramës për Nanon, Gjekmarkaj: Ftesë e

Analisti Agron Gjekmarkaj e ka cilësuar urimin e kryeministrit Edi Rama për paraardhësin e tij në krye të Partisë Socialiste me rastin e 68-vjetorit të lindjes si një ftesë të drejtpërdrejtë, e fshehur pas një kartoline ditëlindje.

Në një intervistë për ‘News 24’, analisti tha se Nano është në një moshë të caktuar (sot festoi 68-vjetorin) dhe nuk dihet sa efektiv do jetë kontributi i tij.

Urimi i Ramës për ditëlindjen e fatos Nano është ftesë e drejtpërdrejtë, e fshehur pas një kartoline ditëlindje me një tekst të gjatë. Kur i shoh dy liderët shoh që kanë regres të jashtëzakonshëm. Pas shumë vitesh, në PS nuk kanë asnjë zë oponence, jo profesorë, ka gjendje rëndomësie , pa shkëlqim dhe pa kurajë për të folur.

Rama është në pushtet, Nano në një moshë të caktuar, se di sa efektiv do jetë kontributi i tij, por mbetet për t’u parë sa do angazhohet. PS dhe Rama po shkojnë drejt stacionit përfundimtar”, u shpreh Gjekmarkaj.

Të fundit