Flash News

KRYESORE

Vajza e Ismail Kadaresë, mbrëmje speciale në nder të Ermonela Jahos

Sopranoja e famshme shqiptare, Ermonela Jaho e cila ka interpretuar në skenat më të mëdha të botës, me performanca virtuoze që kanë ngritur në këmbë sallat e teatrove më prestigjiozë, ku i është dashur të interpretojë ndër vite.

Opera "Madama Butterfly" në "Met Opera" në New York, ku Ermonela ka sjell rolin e "Ço Ço Sanit", ka mjaft që mediat dhe gazetat më të njohura amerikane të shkruajnë për të.

 Këtë performancë të shkëlqyer të artistes e ka vlerësuar edhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. 

Në nder të sopranos, ajo ka organizuar një mbrëmje të veçantë, ku morën pjesë edhe figura të tjera shqiptare, të njohura për kontributin e tyre profesional në Amerikë, dhe në botë.

Mes tyre ishte edhe fotografi Fadil Berisha, çifti i artistëve Mira dhe Shpëtim Saraçi.

 Ermonela nuk i ka kursyer vlerësimet, përmes një statusi në ‘Instagram’, ku falënderon Besjana Kadarenë për mbrëmjen e veçantë.

“Faleminderit nga zemra Ambasadores Shqiptare të OKB në New York, Besjana Kadaresë dhe Fadil Berishës që mblodhën një Shqipëri të vogël e të zbukuruar me artistë, me një mikpritje qe vetëm Shqiptarët dinë ta bëjnë. Faleminderit që më bëtë të ndihem përsëri fëmijë në shtëpinë e saj larg Shqipërisë. Vlerësimi dhe mbështetja për njëri-tjetrin na bëjnë me të fortë si Komb”, shkruan ajo në ‘Instagram’.

Të fundit