Flash News

KRYESORE

Veliaj ironi me protestuesit, Rama: Zjarri nuk ka ç’i bën qeverisë

Për protestën e opozitës para Kryeministrisë ka reaguar kryebashkiaku Eriion Veliaj dhe Kryeministri Edi Rama. Në një reagim në Facebook, Veliaj ironizon protestuesit dhe zjarrin e hedhur ndaj Kryeministrisë me zjarrin në serialin më të ndjekur me dragonj "Game of Thrones". “Kjo ndodh kur shikon shumë episode "Game of Thrones" dhe e vetmja alternativë qeverisëse të duket zjarri i dragoit! Nisën si të dhunshëm, përfunduan si telendarë! Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj! Puna, jo dhuna; e drejta, jo e liga; e mira, jo rrugaçëria - kjo triumfon!”, shkruan Veliaj. Ndërsa Kryeministri Rama në Twitter shkruan se zjarri nuk ka çfarë t’i bëjë qeverisë. “Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë "Aman ik!", ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t'i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s'ka ç'i bën, po Shqipërisë i bën veç dëm”, shprehet Rama.

Të fundit