Flash News

KRYESORE

“Venecia” zhdekreton 13 tetorin e presidentit Meta: Nuk do të ketë zgjedhje

Thomas Markert, sekretari i Komisionit të Venecias për Demokraci Përmes Ligjit, duke folur për A2 CNN, deklaroi se me 13 tetor nuk do të ketë zgjedhje lokale. Markert pohoi se nuk ka parë asnjë përgatitje për një proces të ri zgjedhor në vend, ndërsa mendimi për veprimtarinë e presidentit për 30 qershorin pritet të publikohet më 11 tetor.

“Është një koincidencë datash. Por unë mendoj se në praktikë nuk do të ketë zgjedhje më 13 tetor. De fakto, nuk mendoj se janë duke u bërë përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve, me aq sa unë jam në dijeni”, deklaroi ai.

Gjatë 48 orëve në Tiranë, delegacioni i Venecias zhvilloi takime me përfaqësuesit më të lartë politikë. “Opozita parlamentare nuk ka një qëndrim të unifikuar, por qëndrime të ndryshme. Ndërsa opozita jashtëparlamentare, i ka të qarta qëndrimet e saj”, shtoi ai.

Komisioni i Venecias do të jap një përgjigje zyrtare për iniciativën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta më 11 tetor.

Të fundit