Flash News

KRYESORE

Veseli shpreh mirënjohje për Amerikën në ditën e saj të Pavarësisë, mesazhi që poston

Veseli shpreh mirënjohje për Amerikën në ditën e saj

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka kujtuar 4 korrikun, ditën e Pavarësisë së Amerikës mes një mesazhi në Facebook.

Ndër të tjera ai shkruan se Kosova i është përjetësisht mirënjohëse SHBA-ve për gjithcka bënë për ta.

Postimi i Kadri Veselit:

Ideja e përpjekjeve njerëzore për liri, demokraci dhe shtet të së drejtës lidhet ngushtë me datën e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është një ditë e rikujtimit të vlerava të mëdha amerikane, mbi të cilat u ndërtuan vizione dhe shpresa për tërë botën demokratike.

Kosova ka rrugën e përbashkët të partneritetit dhe miqësisë së përhershme me SHBA-të dhe ne u jemi përjetësisht mirënjohës për gjithë atë që bënë dhe po bëjnë për ne. Urimet më të përzemërta për popullin dhe shtetin amerikan!

Të fundit