Flash News

KRYESORE

Video/ Procedohen dy administratorë të lokaleve me muzikë live në ish Bllok, njëri prej tyre edhe gjobë 1 mln lekë

Video/ Procedohen dy administratorë të lokaleve me muzikë live

Procedohen penalisht dy administratorë lokalesh, për veprën penale "Prishja e rendit dhe qetësisë publike" dhe sekuestrohen disa pajisje muzikore të lokaleve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bazë të ankesave të bëra nga qytetarët për dy subjekte që nuk zbatonin protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe vijonin aktivitetin duke prishur rendin dhe qetësinë publike në zonën e ish-Bllokut, kanë konstatuar dy lokale që nuk respektonin masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe vendosnin muzikë të lartë, tej normave të lejuara.

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi dhe u proceduan penalisht dy administratorët e lokaleve,: D. S., 25 vjeç dhe A. P., 20 vjeç.

Për subjektin në administrim D. S. u vendos masë administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtyre lokaleve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit