Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Gjatë emisionit “Rudina” juristja Eni Çobani rrëfeu jo vetëm historinë e dashurisë me bashkëshortin Avenir Shehu, por zbuloi edhe momente nga dasma e tyre.
Vetëm 5 ditë më parë ata festuan 20-vjetorin e martesës, ndërkohë që sot juristja përmes emisionit “Rudina” tregoi momentet më të bukura të 3 netëve dasmë. Çobani tha se kur ka dalë nga shtëpia e veshur nuse është emocionuar dhe ka qarë shumë.
“Ne kemi bërë disa netë dasmë, unë e kam bërë dasmën të premten dhe të shtunën jam çlodhur, kemi pritur njerëz në shtëpi dhe të dielën ishte dita e lotëve kur kam dalë nga shtëpia. Më ka shoqëruar vëllai dhe daja, kam qarë shumë, por më shumë kanë qarë prindërit e mi dhe vëllai.
Dasma është bërë tek “Hotel Arbëria”, ishte Janar i 98-ës dhe xhamat pas kurrizit tim ishin të thyer dhe unë kisha shumë ftohtë, por ishim të rinj dhe nuk e ndjenim.
Dasma u la në Janar sepse e lidhën me Natën e Kadrit dhe ishte ditë e mirë. Atë vit unë linda edhe djalin. Nuk isha shtatzënë kur u martova”, tregoi juristja./tvklan.al