Flash News

KRYESORE

Vuçiç dhe Dodik në Samitin e Tiranës, Vetëvendosje: Ftojmë qytetarët në protestë

Vuçiç dhe Dodik në Samitin e Tiranës, Vetëvendosje:

Qendra në Shqipëri e Lëvizjes Vetëvendosje do të protestojë të mërkurën me rastin e ardhjes në Tiranë së Aleksandër Vuçiç dhe Milorad Dodik në kuadër të takimit “Brdo-Brione”.

Për VV, dy politikanët që udhëheqin Serbinë dhe “Republika Srpska” kanë kryer krime ndaj shqiptarëve. “Ashtu siç kishim paralajmëruar, mes pjesëmarrësve në këtë takim, u konfirmua edhe ardhja e Aleksandar Vuçiçit dhe Milorad Dodikut, dy kriminelëve që udhëheqin Serbinë dhe “Republika Srpska” me synime të qarta ekspansioniste ndaj shqiptarëve, e më gjërë në Ballkan. Për krimet e luftës, prej këtyre dy politikanëve të shovinizmit serb, deri më sot, s’ka pendesë, s’ka keqardhje, s’ka kërkimfalje, s’ka dëmshpërblim, prandaj: s’ka mirëseardhje”, shkruar qendra e VV në kryeqytet.

Protesta paqësore do të organizohet me 8 maj në ora 18:00, para monumentit të “Vëllezërve Frashëri”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Të fundit