Flash News

KRYESORE

Vuçiç: Serbia pjesë e BE-së më 2026; Von Der Leyen i kujton çështjen e Kosovës

Vuçiç: Serbia pjesë e BE-së më 2026; Von Der Leyen
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ndodhet  në Bruksel, ku  po zhvillon takime me zyrtarë të lartë të BE-së. Mediat e Serbisë raportojnë se ai ka shprehur besimin se bazuar në bisedimet në Bruksel, në fund të mandatit të qeverisë së re, përkatësisht më 2024, do të përfundojnë negociatat e pranimit midis Serbisë dhe BE-së, dhe sipas tij  Serbia pritet të bëhet anëtare BE-së në vitin 2026. Por ndërkohë, presidentja e KE Von der Leyen ka bërë thirrje palëve politike në Serbia që të ecin me reformat dhe dialogun me Kosovë. Sipas saj, kjo e fundit është thelbësore për integrimin europian të Serbisë. Ursula von der Layen, shkroi sot në llogarinë e saj në Twitter se pati një bisedë të mirë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Bruksel, dhe tha se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor për integrimin e Serbisë në BE. “Pas zgjedhjeve, është i nevojshëm një dialog i gjerë me të gjitha forcat politike për të ecur përpara me reformat e nevojshme për afrimin e Serbisë me BE-në. Dialogu me Kosovën është thelbësor. Ne gjithashtu do të mbështesim rimëkëmbjen pas pandemisë së Serbisë”, shkruan presidentja e KE në twitter.

Të fundit