Flash News

KRYESORE

‘Xhisiela’, Prokuroria kërkon 1 vit burg për djalin e deputetit të PS

‘Xhisiela’, Prokuroria kërkon 1 vit burg për djalin e

Prokuroria e Krujës ka kërkuar një vit burg për Rexhep Rrajën, djali i Rrahman Rrajës, deputet i Partisë Socialiste. Në paraqitjen e pretencës, prokuroria kërkoi dënimin e Rrajës për veprën penale të përndjekjes së ish-të dashurës, Xhisiela Maloku.

Nëse Gjykata vendos dënimin me 1 vit heqje lirie, do të merret parasysh edhe gjykimi i shkurtuar për Rrajën, çka i ul atij një të tretën e masës së dënimit.

Avokatët mbrojtjes kanë një javë kohë për t’u përgatitur për seancën e radhës që do të zhvillohet në Gjykatën e Krujës.

Ndërkohë, Xhisiela Maloku ndodhej edhe sot e pranishme në seancë, duke mohuar dhunën nga Rexhepi.

Të fundit