Flash News

KRYESORE

Ylli Rakipi nuk do mbetet pa emision; televizioni ku do shfaqet sezonin e ri

Emisioni “Të paekspozuarit” i gazetarit Ylli Rakipi do të transmetohet në Syri televizion, pasi u mbyll nga News 24. Rakipi ka publikuar një foto me drejtuesin e këtij TV, Cim Peka në studion e re, e cila duket në përgatitjet e fundit para nisjes së programit.

Gazetarit iu ndërpre para kohe kontrata nga pronari i News 24, Irfan Hysenbelliu me motivacionin e rinovimit të programacionit. Megjithatë, Rakipi pretendon se pas vendimin qëndron kryeministri Edi Rama.

“Të paekspozuarit” ka pasur një linjë kritike ndaj qeverisë duke zbuluar disa skandale, si ai i “Unazës së Re” apo publikimi i disa përgjimeve që implikonin Vangjush Dakon në shit-blerjen e votave.

Të fundit