Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Zaev mesazh BE-së: Bëhuni heronjtë tanë, jeni e vetmja rrugë për Maqedoninë e Veriut
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev i bëri sërish thirrje Bashkimit Evropian që t’i hapë negociatat vendit të tij, pasi në të kundërt kjo do të sillte mjaft probleme. Ai theksoi se në vend të gjithë janë gati për këtë vendim dhe se detyrat e kërkuara janë plotësuar.
“Mos u bëni pengesë për ne, ju ftoj të bëheni heronjtë tanë, sepse Bashkimi Evropian për ne është e vetmja rrugë dhe nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç kësaj. Bashkimi Evropian në qershor shtyu për disa muaj negociatat me pretekstin e reformave, por ja tetori erdhi dhe ne presim që ju të çelin përfundimisht negociatat. E dimë që ka shumë akoma për të bërë dhe metodologjinë e re që ju po aplikoni për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, këtë pjesë e dimë edhe ne, por le ti fillojmë tani, dhe më pas të vazhdojmë bisedimet për ato që na kërkoni.”:, tha kreu i qeverisë në konferencë për shtyp.
Ai shtoi se të qeveria bëri të pamundurën për Marrëveshjen e Prespës, pavarësisht se kjo nuk ishte e lehtë. “Por ne e bëmë sepse ishte kushti kryesor për ne për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe ne ia arritëm, treguam se ne mundemi. Nëse nuk na i hapni negociatat do të ketë efekte shumë negative, jo vetëm në vend po edhe në rajon, por edhe Bashkimi Evropian do të humbasë besueshmërinë e tij, prandaj mos na pengoni, bëhuni heronjtë tanë”, shtoi Zaev.