Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Zbardhen debatet në Kryesinë e PS, Majko e Xhafaj u përplasën me Ramën për negociatat
Dje, PS mblodhi Kryesinë dhe një nga temat e diskutuara ka qenë edhe refuzimi i radhës i nisjes së bisedimeve për anëtarësim me BE.
Gazeta Panorama ka zbardhur debatet në mbledhjen e djeshme, ku Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, dhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i kërkuan kryeministrit Edi Rama me një qëndrim lidhur me refuzimin e radhës.
Ka qenë fillimisht kjo kërkesa e ish-ministrit Xhafaj, pasuar nga Majko, i cili nuk ka kursyer edhe kritikat për ministrin në Detyrë, Gent Cakaj, pas deklaratës se ‘nuk kemi premtuar hapjen e negociatave’, pas kthimit nga Brukseli.
“Prandaj, unë them se ne si kryesi duhet të dalim me një qëndrim për këtë vendim të Këshillit Europian dhe duhet të kemi një qëndrim në logjikën edhe të zhvillimeve në rajon”, mësohet të ketë deklaruar Majko.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendimi i KE erdhi për shkak të problemeve të brendshme që po kalon BE dhe jo për atë çka është bërë ose jo nga Shqipëria.