Flash News

KRYESORE

Zbulohet plantacioni i madh me drogë në Spanjë, policia arreston gjashtë trafikantë shqiptarë

Zbulohet plantacioni i madh me drogë në Spanjë, policia arreston

Agjentët e Policisë Kombëtare Spanjolle kanë zbuluar një plantacion të kultivimit të marijuanës. Sipas forcave policore ky është plantacioni më i madh i marijuanës që është kapur deri më sot në Aragon të Spanjës.

Gjashtë persona, të cilët thuhet se janë shqiptarë janë arrestuar ndërsa janë sekuestruar 16,000 bimë, me një peshë prej 3.500 kg, raporton Abc news.

Hetimet nisën në prill të këtij viti, kur u zbuluan disa grabitje në bare dhe restorante në provincën e Huesca.

Rreth 70 agjentë bënë të mundur sekuestrimin e bimëve. Policia spanjolle nuk ka bërë me dije identitetin e 6 shqiptarëve.

Më poshtë pamjet nga operacioni

https://www.youtube.com/watch?time_continue=63&v=JTRlb3yux2Y&feature=emb_logo

Të fundit