Flash News

KRYESORE

Zëdhënësja e BE-së: Deklaratat që vënë në dyshim diplomacinë në Tiranë të papranueshme

Zëdhënësja e BE-së: Deklaratat që vënë

Zëdhënësja për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë të Bashkimit Evropian, Maja Koçijançiç, i konsideron të papranueshme deklaratat nga institucionet dhe partitë politike në vend, të cilat vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike të BE-së në Tiranë.

"Deklaratat e përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare dhe partive politike që vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike të Bashkimit Evropian në Tiranë për qëndrime të shprehura në cilësinë e tyre institucionale janë krejtësisht të papranueshme. Deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e BE-së.

Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për punën e shkëlqyer që Ambasadori i BE-së dhe Delegacioni i BE-së po bëjnë për ta sjellë vendin më pranë Bashkimit Evropian.”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së BE-së.

Sipas Koçijançiç “Bashkimi Evropian, të gjithë përfaqësuesit e tij dhe vendet anëtare po punojnë për t’i mbështetur në mënyrë efektive përpjekjet e Shqipërisë për t’i çuar përpara reformat thelbësore në dobi të qytetarëve shqiptarë.

Ne besojmë se respekti dhe bashkëpunimi është i garantuar nga të gjithë aktorët në vend, me qëllim promovimin e partneritetit tonë me Shqipërinë".

Të fundit