Flash News

KRYESORE

Zjarr në një pikë bombolash gazi në "Myslym Shyri"

Zjarr në një pikë bombolash gazi në "Myslym Shyri"

Para disa minutash, një pikë bombolash gazi është përfshirë nga flakët. Zjarri ka qenë pranë një pallati dhe nga dyshimet e para mendohet se ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së një bombole gazi.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe siç edhe u raportua për "News 24" ende nuk ka informacion nëse ka të lënduar.

Pranë vendit të ngjarjes ka pallate dhe makina.

Të fundit