Flash News

KRYESORE

Zjarr në një punishte në Gjirokastër, përfshihet nga flakët i gjithë kati i godinës. Ndërtesa ndodhej pranë një karburanti

Zjarr në një punishte në Gjirokastër, përfshihet nga

Një punishte kartonash në qytetin e Gjirokastrës është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, teksa dyshohet se shkak është bërë  një shkëndijë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në punishten e lagjes “Zinxhira”, pranë një karburanti.

Mësohet se fillimisht zjarri ra në një makineri, ku më pas u përhap në të gjithë katin e parë të godinës.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë arritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Për të mirë nuk ka patur punonjës në momentin kur ka rënë zjarri.

Të fundit