Flash News

KRYESORE

Zv/kryeministri maqedonas Osmani: Imazhi i BE-së u dëmtua rëndë, gati për zgjedhje

Zv/kryeministri maqedonas Osmani: Imazhi i BE-së u dëmtua

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani, deklaroi se imazhi i Bashkimit Evropian në vend është dëmtuar pas vendimit për moshapjen e negociatave.

“Perspektiva evropiane ka qenë nxitësi më i madh i lëvizjeve pozitive në vend, qoftë ato politike apo teknike burokratike ne aspekt të reformave. Dhe për shkak se siç thashë procesi i anëtarësimit ose i lëvizjes para ka qenë i bazuar në meritokraci, në mbajtjen e fjalës thjeshtë nëpërmjet dy palëve në këtë marrëveshje. Tani kjo është dëmtuar thellë. Nuk e di se çfarë do të bëjë Bashkimi Evropian për ta korrigjuar këtë besueshmëri”, tha ai për Vizionplus.

Osmani shtoi se në Maqedoninë e Veriut nuk mund të bëhet diçka më tepër.

“Ne bënë gjithçka që kishim mundësi për të bërë, qoftë në fushën politike, qoftë në atë të përmbushjes së reformave teknike. Të fokusohemi për të bërë jetën e qytetarëve më të mirë dhe për të bërë jetën më evropiane. Kurse Bashkimi Evropian do të duhet të vlerësojë se a ka perspektivë ky rajon dhe a do ta çelë këtë perspektivë.”

Sa i përket zgjedhjeve të reja parlamentare dhe një koalicioni me LSDM-në, ai tha: “Ne do të tentojmë të marrim mandatin nga qytetarët shqiptar, për t’i përfaqësuar ata. Pastaj pasi të zgjidhet parlamenti atëherë në varësi të ndarjes së forcave do bëjmë përpjekje për të formuar qeverinë e re. Të gjitha anketat e fundit tregojnë se fituesi I bindshëm në zgjedhjet e ardhshme do të jetë Bashkimi Demokratik për Integrim, për shkak se dhe shqiptareve ua dha fitoren me të madhe, anëtarësimin në NATO.”

Të fundit