All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

1 mijë euro nata në hotel? Tahiri ironizon në gjyq ministren Gjonaj

1 mijë euro nata në hotel? Tahiri ironizon në gjyq ministren
All - Paragraf - 1

Saimir Tahiri nuk i ka kursyer kritikat për ministrat e kabinetit qeveritar të mazhorancës. Gazetarja Klodiana Lala zbuloi se ndërsa bënte mbrojtjen për akuzat e ngritura nga Prokuroria, ish-ministri ka ironizuar edhe faturat e kripura të hoteleve, në vizitat zyrtare jashtë shtetit te ministrave, të cilat u bënë publike nga mediat për ministrat e kabinetit, por i pa përmendur emra ato.

All - Paragraf - 3

“Prokuroria ka hetuar të gjithë lidhjet e mia shoqërore dhe ka pyetur me letër porosi, se c’ punë kishte këtë nuk e di. Ka cuar letër porosi dhe ka pyetur edhe për çmimet e hoteleve ku kam fjetur, në media u tha se unë flija në hotele me 1 mijë euro nata. Por ju garantoj se me letër porosi është garantuar se çmimi më i shtrenjtë i paguar si ministër, është vetëm 140 euro, jo si ajo tjetra që paguante 900 euro nata.” mësohet të jetë shprehur Tahiri. Gazetarja Lala tha se kjo deklaratë e ish-ministrit Tahiri, u pasua me ilaritet e të qeshura në sallë.

Publikimi i disa faturave tregonte se ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka qëndruar në disa hotele luksoze, ku një natë ka kushtuar rreth 700 euro.

Të fundit