Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
20 vjet anëtare, flet besimtarja e Jehovait: Më ndihmuan me para për kurimin e vajzës, ja ç'na thonë për 'ringjalljen'
Tragjedia e fundit e ndodhur në Kombinat ka tronditur opinionin publik. Në një apartament të kësaj zone të Tiranës, u gjetën të vdekura nënë e bijë- Zhaneta dhe Anisa Josifi, përkatësisht 56-vjeçe dhe 30 vjeçe- ndërsa vajza tjetër e familjes, Blerta Josifi 34 vjeçe, ishte në gjendje kritike për jetën.
Publikimi i të dhënave paraprake të ngjarjes tragjike nga ana e autoriteteteve, tregonte se kishim të bënim me një vetëflijim familjar, dhe se gjithçka lidhej me sektin fetar në të cilin kjo familje predikonte prej vitesh. Dyshimet e para ishin se kjo familje u indoktrinua nga një sekt fetar i quajtur “Dëshmitarët e Jehovait”. Një grupim i quajtur “Guard Tower” apo “Kulla e Rojes”, pjesë ky e Dëshmitarëve të Jehovait, kishte rekrutuar familjen Josifi rreth 6 vite më parë në Tiranë. Mesa duket pas vetëvrasjes së kryefamiljarit, Lluka Josifi, Zhanetës dhe dy vajzave iu është dhënë ndihmë financiare nga ky sekt duke bërë që të krijonin marrëdhënie të ngushtë me to.
Mirëpo, kush janë dëshmitarët e Jehovait dhe çfarë predikon ky sekt fetar tek ndjekësit e tij? Gjatë rrugëtimit tonë në terren për të zbuluar disa detaje jashtë kornizave dhe paragjykimeve që na vë kjo ngjarje horrori, apo edhe shumë ngjarje të tjera vetëflijimi për shkak të bindjeve fetare, Politiko.al takohet me një personazh (e cila nuk donte të identifikohej) që kishte 20 vite pjesë e këtij sekti.
Zonja, nëna e Albanës sikurse kemi vendosur ta quajmë, për shkak të historisë së saj personale (humbjes së një vajze), na tregon se çfarë ndodh në bashkësinë e tyre dhe se si ajo ka arritur të përfitojë financiarisht dhe moralisht prej këtij sekti.
Në moshë, afro të 70-tave, e kërrusur pak për shkak të sëmundjes nga e cila vuante dhe me flokët e thinjura nga vitet dhe dhimbja që e kishte shënjuar atë në jetë- humbja e së bijës nga një sëmundje e rëndë kur ajo ishte vetëm 25-vjeç- shprehet se vetëvrasja nuk është një praktikë e këtij sekti dhe se ajo dënohet nga çdo besim.
E pyetur për ngjarjen, ajo tregon e indinjuar se “ Zoti nuk na thotë vdis ti? Çdo fe e dënon atë, ajo është terror në vetvete(ngjarja në Kombinat). A ka qenë, apo s’ka qenë pjesë unë e jona, unë këtë nuk e di nga afër. Por, Zoti nuk do jetën tek ne. Do predikimin, do mënyrën e jetesës, ti japim shembuj të mirë, ti japim lavdi. Ajo si ka dhënë lavdi atij në këtë mënyrë (duke u vetëflijuar).”
Sipas së moshuarës vetëflijimi me destinacion Parajsën, nuk është praktikë e besimit të tyre dhe se këto akuza bëhen për “të hedhur baltë” ndaj tyre nga të tjerët. “Janë shumë fe që ndërhyjnë për të na prishur imazhin”, shton ajo.
Referuar vetëflijimit të familjes Isufi, e moshuara hedh dyshime se shkak i kësaj ngjarje mund të jenë bërë persona të tretë të cilët mund t’i kenë detyruar ato të kryejnë vetëvrasje nën petkun e besimit në Zot dhe arritjes së Parajsës duke u vetëflijuar.
Kujtojmë se, Prokuroria ka nisur hetimet ditën e djeshme për të kuptuar se kush fshihej pas indoktrinimit të kësaj familje, që u mori jetën dy personave dhe la në gjendje të rëndë shëndetësore një të tretë.
Intervista e plotë:
Pyetje: E patë ngjarjen e mbrëmshme? Dy zonjat që u vetëflijuan?
Po ishte shumë ngjarje e dhimbshme, por doli vëllai (Arben Lubonja) e përgënjeshtroi. Ato nuk kanë qenë kurrë, asnjëherë pjesë e familjes tonë (të Dëshmitarëve të Jehovait). Unë atë vëllain e njoh prej kohësh sepse jam prej 20 vjetësh pjesë. Ato kurrë nuk kanë qenë pjesë e besimit tonë, ne na vjen keq për ato që u thanë. Ato u mbyllën brenda, por ne kurrë... Sepse unë kam pas vetë përvojë sepse mua më ka vdekur vajza 25 vjeç.
Pyetje: U vetëflijua?
Jo, jo. Vdekje e natyrshme.
Mu sëmur nga veshkat, kaloj në azotemi, shkova në Greqi. Sa kanë bërë dëshmitarët dhe dhe feja, nuk ka bërë njeri për ne.
Pyetje: Ju kanë ndihmuar juve personalisht? Me të ardhura apo nga ana shpirtërore, dmth keni gjetur veten në besim?
Me të ardhura dhe në çdo aspekt, edhe ekonomike edhe emocionale, qoftë në Greqi, qoftë këtu në Shqipëri. Dhe kjo pjesa e vetëflijimit për shkak se ishte e lidhur me dëshmitarët e Jehovait nuk më besohet sepse e kam hequr vetë. Po të ishte ashtu e bënte edhe vajza ime (vetëflijimin) pasi aq vuajtje sa ka kaluar ajo në shpirt, para se të ndërronte jetë ajo e di. Ka kaluar vuajtje si Jobi, vujtjet e Jobit.
Nëna është e plagosur. Oh të keqen mami ty (thotë ajo teksa merrë në dorë foton e vajzës) Albana e quanin. Prandaj nuk ma mbushin mendjen sepse unë e kam parë reale dorën e Perëndisë sepse më ra sprova. Kur sprovohemi ne e shikojmë se sa e duam Perëndinë dhe realitetin në të cilin ajo na sprovon.
Mua vërtetë më ra një goditje e rëndë, por u mbështeta plotësisht tek Perëndia jonë Jehova. Edhe ato (nëna me vajzën që u vetëflijuan) nuk kanë patur çfarë të thoshnin ose bënin, sepse kurrë se fajsojmë Perëndinë.
Pyetje: Ju thatë personalisht se jeni pjesë e këtij sekti prej 20 vitesh. Ju a e keni pjesë të besimit vetëflijimin? A besoni se vetëflijimi është rruga drejt Parajsës?
Joo, jo ne e duam jetën. Ti t'i lexosh shkrimet tek Bibla, jo fjalët e mija njerëzore. Aty thuhet kështu: që Zoti nuk do jetën tek ne. Do predikimin, do mënyrën e jetesës, t'i japim shembuj të mirë, t'i japim lavdi. Ajo si ka dhënë lavdi atij në këtë mënyrë (duke u vetëflijuar). Nëse ajo ishte në të njëjtën rrugë si ne (pra nëse Zhaneta Isufi ishte bashkë me të bijat pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait), ajo nuk i ka dhënë lavdi emrit të Perëndisë. Vetëvrasjen çdo besim e dënon.
Këtu duan që të na ngatërrojnë. Janë shumë fe që ndërhyjnë për të na prishur imazhin.
Shkrimet që bëjnë për ne t’i bëjnë si të duan. Unë do vazhdoj ta ndjek. Se unë rri këtu brenda dhe vetëvritem (sikurse ndodhi me rastin në Kombinat) s'ma ka fajin njeri mua, s'ma ka fajin Perëndia.
Jehova ka kuptim fjala, duhet ta zbërthesh: bën thotë çfarë duhet të bësh, për të bërë vullnetin tim. Sepse tallen me emrin e atij. Prandaj ne dëshmojmë, për t'i sjellë lavdi emrit të tij, kundër këtyre njerëzve që e shajnë.
Pyetje: Juve e ndoqët ngjarjen?
Po në televizor e dëgjova. U indinjova. Tani Zoti nuk na thotë vdis ti? Çdo fe e dënon atë, ajo është terror në vetvete. Ajo ka qenë, ska qenë pjesë unë nuk e di nga afër këtë.
Pyetje: Blerta Josifi ka deklaruar para hetuesve: "Nuk e keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen"
Po, kush e di çfarë i ka ndodh. Kush e di çfarë ka fut brenda dhe e kanë detyruar...
Pyetje: Pse mendon se kanë qenë persona të tjerë që i kanë shtyrë ta kryejnë këtë gjë? Janë kërcënuar a diçka?
Po ndoshta... Ndoshta, nuk e di. Sepse tani të bësh tortura për veten, unë s’e bëjë kurrë. Ajo (vajza e saj Albana) vuante që 12 vjeç nga një sëmundje, sufiçencë renale. 12 vjeç deri në 25 vjeç dhe nuk e bëri vetëflijimin duke menduar se "unë do shkojë në Parajsë". Nuk shkon në Parajsë ashtu, të vrasësh veten. Edhe armikun thotë Bibla, edhe armikun duaje. Sepse ku mund të dallojmë si besimtarë ne, po të duam ato që na duan. Kështu jemi njëlloj, por ne dallojmë se i duam njerëzit, qoftë edhe armikun sepse hakmarrja i takon atij, jo neve. Jo më të vrasim veten. Mua më ka ndodhur fatkeqësia më e madhe, mendo të të iki një fëmijë dhe më shumë e kaloj kohën vetëm... Por të mbyllem këtu tani unë dhe të vrasë veten se do shkojë në Parajsë, joo. Unë nuk shkojë kurrë!
Unë s’mund ta besoj si mund t’ja bënte atë vajzës së vetë. 15 muaj ta mbante ashtu në krevat, mbështjellë me jorgan.
Unë mezi e kurova. 40 milion lekë më dhanë, erdhën nga Hollanda ato, se ku kishte nëna të bënte transplantin. Unë doja t'i jepja veshkën vetë, por nuk u realizua. Feja i vunë 40 milion në dispozicion për të na ndihmuar. E jo më t'i vrasim ne(fëmijët tanë) dhe të bëjmë vetëvrasje. A ka ku të shkojë më keq të iki fëmija 25 vjeç, në çrrethana jam unë, po të ishte puna për të vrarë veten. Jo se vrasë unë veten se, sepse ai thotë ta kam dhënë unë jetën, vetëm unë mund ta marrë.
(Unë e kam kënaqësi këtë besim. Ajo që mund të më ndalojë mua është sepse vuaj nga spoliatroza, nervi shiatik dhe nuk shkojë ndonjëherë në takime. Por ato i marrin parasysh rrethanat).
Pyetje: A ka shumë qendra të besimtarëve të Jehovait ku ju mblidheni? Sa mund të ketë shkuar numri?
Po ka. Në të gjithë botën numri po shkon 9 milion. Këtu në Shqipëri ne mblidhemi shpesh. Ka shumë kongregacione. Mblidhemi rreth 100 veta në një kongregacion. Por këtë vit nuk jemi mbledhur më për shkak të koronavirusit, sepse ne i respektojmë autoritetet.
Pyetje: Autoritetet kanë ardhur për hetim? Bëjnë kontrolle në qendrat tuaja, pasi kanë ndodhur edhe ngjarje të tjera, madje janë vetëvrarë edhe fëmijë, dhe këto ngjarje i lidhin me besimtarët e Jehovait, besimin dhe fjalën që ata shpërndajnë me fletushka derë më derë.
Jo, asnjëherë! Jo në dijeninë time. Vetëm njëherë ka ndodhur që kanë ardhur. Dhe shkuan vetë këto të besimit, drejtuesit, dhe e përgënjeshtruan (që të kishin lidhje me ngjarjen).
Pyetje: Jeni dakord me këtë pjesën, pasi ka shumë persona që hedhin akuza mbi dëshmitarët e Jehovait duke thënë se ata ju bëjnë njerëzve, madje edhe fëmijëve, shpëlarje truri përmes atyre fletushkave që shpërndajnë derë më derë?
Ne dalim në mes të vapës për t’ju thënë një fjalë të mirë, inkurajuese, jo t’ju themi atyre vrisni veten.
Politiko.al/ Borisa Lala
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43