Flash News

KRYESORE

200 mijë shqiptarë kanë marrë pasaportën greke nga viti 2011

200 mijë shqiptarë kanë marrë pasaportën greke nga viti

Shqiptarët janë një ndër popujt që emigrojnë më shumë. Projeksioni i ri i OKB-së parashikon se me të tilla ritme në fund të shekullit në vendin tonë do të ketë më pak se 1 milionë persona.

Një numër i madh i shqiptarëve emigrojnë në vendet e Bashkimit Evropian. Më herët destinacionet preferuara kanë qenë Italia e Greqia, kurse tani të gjithë mësyjnë drejt Gjermanisë.

Ekspertja e emigracionit, Eda Gemi, tha në studion e emisionit “Opinion”, se që nga viti 2011 deri në vitin 2018, rreth 200 mijë emigrantë shqiptarë kanë marrë shtetësinë greke. Sipas ekspertes, shtetësia greke u krijon emigrantëve shqiptarë që të lëvizin me lehtësi në vende të tjera të BE.

“Kemi edhe një pjesë tjetër të emigrantëve, të brezit të parë dhe të dytë, që kanë marrë shtetësinë dhe aktualisht janë në përqendruar në Londër dhe në Bruksel. Nga viti 2011 deri në vitin 2018 janë rreth 200 mijë shqiptarë që kane marrë shtetësinë greke, gjë që i bën potencialisht mobilë, të lëvizshëm në BE. Përllogaritet që 35 mijë emigrantë të brezit të dytë në Greqi, aktualisht jetojnë në Londër dhe në Bruksel.”, tha ajo.

Ekspertja deklaroi se ka dhe një tjetër kategori të emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilët pajisen me një leje qëndrimi 5-vjeçar. Kjo leje u jep mundësin atyre që të punojnë në të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

“Pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë emigrojnë në Gjermani, në Suedi, Stokholmi është ndër vendet më të kërkuara, Oslo, Norvegjia, Londra në Britani të Madhe.” u shpreh Gemi.

Të fundit