Flash News

KRYESORE

Afrim Krasniqi: Një person në listën e zezë amerikane është anëtar i Kryesisë në PS

Afrim Krasniqi: Një person në listën e zezë amerikane

Drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi ka vënë theksin te fenomeni i partive politike, që nuk i largon njerëzit e dënuar nga drejtësia.

I ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora, ai tha se një person, i cili është pjesë e listës së zezë amerikane, njëherësh vazhdon të jetë ende në kryesinë e PS-së.

“Kur dënon Gjykata dhe Prokuroria, kur personi ka vepër penale si është e mundur që ekzekutimi dhe partitë politike nuk e largojnë nga administrata publike, siç e kërkon ligji.

Ne kemi individë që është nën hetim në listën e zezë amerikane, është publik dhe vazhdon të jetë edhe në kryesinë e PS-së. Kemi një njeri tjetër po në strukturë që vazhdon të jetë atje.

Asnjë njeri nuk është larguar nga partitë politike. Kemi individë që na është thënë publike që këta janë 100 njerëzit më të korruptuar dhe njëri prej tyre është emëruar në një nga postet më të larta në Shqipëri dhe na u tha pastaj që është listë facebook-u po në fakt u bë lista publike. Këto janë problemet dhe këtë duhet të bëjë politika”, tha Krasniqi.

Të fundit