Flash News

KRYESORE

Agron Duka fton qytetarët: Tre arsye madhore për t'iu bashkuar protestës së opozitës

Agron Duka fton qytetarët: Tre arsye madhore për t'iu bashkuar

Kreu i PAA-së, Agron Duka fton qytetarët në protestën e ditës së shtunë, që do të zhvillohet para Kryeministrisë në orën 19:00. Për aleatin e Partisë Demokratike, tubimi nuk është për të shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit, pasi kjo datë ka rënë me shkeljet ligjore të KQZ-së.

Sipas tij, ka tre arsye madhore për të protestuar: “Për të dëshmuar, me praninë tonë, vullnetin për të ringritur institucionet e rëna pre e babëzisë për pushtet. Për të ndarë, në respekt të Kushtetutës, pushtetet e mbledhura në një dorë të vetme. Për të ndërtuar një sistem të ri politik, në lartësinë e ambicieve të qytetarëve për të qenë të përfaqësuar denjësisht, nëpërmjet votës të lirë nga zgjedha e krimit dhe e politikës të lidhur me të”, sqaron Duka.

 Statusi i plotë:

Protesta e nesërme nuk është për të shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit, pasi 30 qershori ka rënë në momentin që mazhoranca provoi, nëpërmjet shkeljeve ligjore në KQZ, se nuk ka hequr dorë nga krimi elektoral. Protesta e nesërme është për të kërkuar, edhe njëherë edhe më fortë, të drejtën e çdo shqiptari për të mos pasur frikë nga e ardhmja.

Për të dëshmuar, me praninë tonë, vullnetin për të ringritur institucionet e rëna pre e babëzisë për pushtet. Për të ndarë, në respekt të Kushtetutës, pushtetet e mbledhura në një dorë të vetme. Për të ndërtuar një sistem të ri politik, në lartësinë e ambicieve të qytetarëve për të qenë të përfaqësuar denjësisht, nëpërmjet votës të lirë nga zgjedha e krimit dhe e politikës të lidhur me të.

Për këtë arsye ju bëj thirrje që nesër, bashkë me familjet tuaja, të ushtroni të drejtën që kaq gjatë ju është mohuar. Të jepni, me praninë tuaj, një ‘votë’ simbolike për ndryshimin e këtij sistemi, për rrëzimin e tranzicionit dhe këtij sistemi hibrid, që ka prodhuar një demokraci të rreme, e cila është po aq e rrezikshme sa diktatura që kemi lënë pas.

Të fundit