Flash News

KRYESORE

Alarm për bombë në makinën e gjyqtarit të Korçës, çfarë vendosi në shkurt për të dënuarin me burgim të përjetshëm

Sot u njoftua se në makinën e një gjyqtari të gjykatës së Korçës ishte vënë një bombë.

Njoftimi erdhi nga një telefonatë se në mjetin e gjyqtarit mund të ishte vënë një sasi eksplozivi.

Makina është identifikuar në pronësi të gjyqtarit Markelian Kuqo. Emri i tij nuk është i panjohur për mediat.

Më 14 shkurt të këtij viti, gjyqtari Markelian Kuqo vendosi të lirojë me kusht të dënuarin me burgim të përjetshëm për vrasje.

Bëhet fjalë për Gert Gjinarin, njeriun që  22 vite më parë ka vrarë një ndër personat më të rrezikshëm të Tiranës, Naim Zyberin. Vrasja e Zyberit është kryer në Itali, që në atë kohë tronditi edhe shtetin Italian, për nga mënyra se si u realizua.

Majtas Gerd Gjenerali dhe djathtas Naim Zyberi, që u vra në vitin 1997

Gjykata italiane e dënoi me burgim të përjetshëm, ndërsa në momentin që dosja erdhi në Shqipëri u ai kërkoi gjykim të shkurtuar pra 25 vite dënim.

Ishte pikërisht gjykata e Korçës me në krye Markelian Kuqon që pranuan kërkesën për lirim me kusht.

Të fundit