Flash News

KRYESORE

"Anash i vinë te gjitha", Albëria krenohet për vajzën; ndjekësja debat me Anxhelinën

Alberie Hadërgjonaj është krenuar gjithmonë për vajzat e saj dhe këtë nuk ngurron ta shprehë hapur as në rrjetet sociale apo edhe kur ftohet në emisione a intervista të ndryshme. Së fundmi, ka publikuar një video të vajzës së saj që është dhe këngëtare, Anxhelinës. Në këtë video Anxhelian kërcen dhe tregon format e saj perfekte si dhe talentin në kërcim. Krahas videos, ajo shkruan: “Zonja dhe zotërinj me lejoni t`ju prezantoj me Anxhelinën. Jo se e kam bere unë por Zoti e ka qëndis dhe anash i vinë te gjitha. Mezi pres për muzikën tënde të mrekullueshme  të dalë.”
Videoja është shoqëruar me komente të shumta dhe mes tyre një vajzë, e cila i ka thënë Albërijes të mbledhë vajzën. Ky koment nuk i ka pëlqyer aspak Anxhelinës, e  cila ka reaguar menjëherë. “Për atë punë të më vish anash dhe ti. Lule më lule mos bredh vet ti”, i është përgjigjur Anxhelina.

Të fundit