Flash News

KRYESORE

Argjentina vuan, por kualifikohet. Kroacia nuk toleron ndaj Islandës

Argjentina vuan, por kualifikohet. Kroacia nuk toleron ndaj Islandës

Kroacia ka fituar përballë Islandës, pavarësisht se trajneri Daliç la pushim disa lojtarë të rëndësishëm si portieri Kaliniç, Vida, Lovren, Rakitiç, Brozoviç, Manzukiç, dhe Rebiç.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0:0, ndërsa duhej të vinte minuta e 53 që ballkanasit të kalonin në avantazh me mesfushorin e Fiorentinës, Badelj.

Ekipi islandez nuk u dorëzua dhe pas disa tentativa me Siguroson dhe Finbogason, kaluan në avantazh në minutën e 76, me një penallti që u realizua nga Siguroson. Barazimi nuk zgjati shumë pasi kroatët barazuan në minutën e 90 me Perisiç.

Badelj 53:

Sigurson 76:

Perisic 90:

Nga ana tjetër, Argjentina e nisi mirë ndeshjen, teksa kaloi në avantazh me Lionel Mesi në minutën e 14-të, madje sulmuesi argjentinas pati edhe një rast të mirë në të 35, por topi u ndal nga portieri nigerian Uzoho.

Gjatë pjesës së dytë, argjentinasit tentuan sërish, por u zunë në befasi nga një kundër-sulm i ekipit afrikan.

Mbrojtësi Maskerano shkaktoi një penallti në minutën e 51, e cila u ekzekutua saktë nga sulmuesi i Chelsea, Viktor Moses.

Tentativat e argjentinasve u shpërblyen në minutën e 86, kur mbrojtësi Roho, shënoi duke u dhënë kualifikimin në 1/8.

Messi 14:

Moses 41:

Roho 86:

Të fundit