Flash News

KRYESORE

Arta Marku në Vlorë: Ngjarjet më të dhunshme kanë ndodhur këtu; prokurorët do mbajnë përgjegjësi personale

Arta Marku në Vlorë: Ngjarjet më të dhunshme kanë

Kryeprokurorja Arta Marku ka qenë sot në qytetin e Vlorës ku ka bërë analizën e punës vjetore. Marku tha se në Vlorë kanë ndodhur ngjarjet më të dhunshme, ndërkohë që një pjesë e tyre janë ende të pazbardhura. Ajo kërkoi bashkëpunim më të fortë me institucionet e tjera.

“Niveli i kriminalitetit është më i lartë në Vlorë dhe i ulët në Fier, Berat dhe Lushnje. Ngjarjet kanë qenë më të dhunshme në Vlorë dhe një pjesë e tyre janë ende të pazbardhura. Asnjë institucion nuk mund të punojë i vetëm dhe të ketë rezultat. Bashkëpunimi është çelësi i suksesit dhe këtë mund ta bëni mjafton të keni vullnet”, tha kryeprokurorja.

Arta Marku i kujtoi gjithashtu prokurorëve se me reformën e re ata janë të pavarur dhe përgjegjësitë për dështimet janë personale.

“Ju tashmë jeni të pavarur në punën tuaj dhe do të vijë momenti që përgjegjësinë për çdo dështim do e mbani vetë personalisht. Është çështje kohe që disa pseudo-juristë dhe pseudo-analistë të kuptojnë pavarësinë tuaj dhe të dinë ku t’i kërkojnë përgjegjësitë. Por ndërkohë ju vazhdoni të pavarur dhe pa asnjë ndikim. Unë kërkoj nga ju që të mos intimidoheni nga askush, por të punoni me përkushtim dhe vendosmëri, nëse bëni kështu, suksesin e keni të garantuar”, u shpreh Marku.

Të fundit